United Hospital

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit.

Edhe pse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje nominale vitet e fundit, të ardhurat për frymë mbeten të pamjaftueshme për të ndjekur ritmin e vendeve fqinje. Në krahasim, Shqipëria ka arritur një nivel prej rreth 11 mijë dollarësh për frymë në vitin 2025, duke u renditur e 83-ta në botë për këtë tregues. Megjithatë, edhe Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në Europë, larg mesatares europiane dhe asaj globale.

FIDANISHTJA

Në rajon, Serbia ka marrë kryesimin me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke lënë pas Malin e Zi (14.9 mijë dollarë), ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina renditen mbi Kosovën, por nën Shqipërinë në disa tregues nominalë.Kur të ardhurat për frymë maten sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tabloja për Kosovën mbetet edhe më shqetësuese. Ky tregues, që llogarit jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mallra dhe shërbime mund të blejë realisht një qytetar në vendin e vetrendit Kosovën në vendin e 98-të në botë, shumë më poshtë se vendet e rajonit. Kjo tregon se fuqia reale blerëse e qytetarëve të Kosovës është e kufizuar dhe ndikohet fort nga të ardhurat e ulëta dhe struktura e dobët ekonomike.

Shqipëria, ndonëse renditet më mirë se Kosova në këtë tregues, mbetet prapa Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar një kosto jetese relativisht më të lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave. Shqipëria renditet e 85ta në botë për të ardhurat për frymë sipas PPP, me rreth 23.3 mijë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e 77-të.Në terma krahasues, të ardhurat për frymë të Shqipërisë përbëjnë vetëm 28% të mesatares europiane dhe rreth 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian, që arrin mbi 46 mijë dollarë. Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale prej 14.6 mijë dollarësh për frymë. Kosova, nga ana tjetër, mbetet edhe më larg këtyre niveleve, duke thelluar hendekun me Europën. /Boletini Ekonomik

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.