UBT

Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, ja cili mbetet regjioni më i vizituar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit Gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Gjatë gushtit të vitit 2025, vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 92,544 vizitorë, që paraqet një rritje prej 20.3% krahasuar me gushtin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 76,899 vizitorë. Po ashtu, net qëndrimet (numri i netëve që vizitorët kanë qëndruar në hotele apo akomodime tjera) kanë shënuar rritje për 17.2%.

Vizitorët vendorë kanë qenë gjithsej 33,059, një rritje prej 5.3% krahasuar me vitin e kaluar.

ARKATANA

Ndërkohë, vizitorët të huaj të cilët kanë vizituar Kosovën në muajin gusht kanë qenë 59,485, me një rritje më të madhe prej 30.7% krahasuar me peridudhën e nj]jtë të vitit paraprak, ku Kosovën e kishin vizituar 45 mijë e 499 vizitorë të huaj, çka tregon interesim gjithnjë e më të madh të turistëve ndërkombëtarë për Kosovën, raporton Indeksonline.

Regjioni më i vizituar mbetet Peja me 30,449 vizitorë, pasuar nga Prishtina, me gjithsej 22,256 vizitorë dhe Prizreni me 22,215 vizitorë. Këto tri komuna mbeten destinacionet më të preferuara si për turistët vendorë ashtu edhe për ata të huaj.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Gjermania, Shqipëria Zvicra dhe Turqia./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.