UBT

Serbia “zemërgjerë” ndaj Kosovës, vret ngadalë popullin e saj me mallrat e dyshimta

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Nokaj: OEK-u dhe bizneset e lidhura me qeveritë e deritanishme, fajtorët kryesorë që po hapin portat për kompanitë serbe dhe produktet e tyre të dyshimta.

Nokaj: OEK-u dhe bizneset e lidhura me qeveritë e deritanishme, fajtorët kryesorë që po hapin portat për kompanitë serbe dhe produktet e tyre të dyshimta

“Me këto veprime, që po i bën krye në vete Safet Gërxhaliu, neve si shoqata që jemi po mundohet që të na anashkalojë. Por, ne në asnjë mënyrë nuk pajtohemi me këto ftesa të bëra ndaj bizneseve serbe që të vijnë në Kosovë, ngase vendimet duhet që të jenë në nivel të OEK-ut dhe jo që këto punë të bëhen me njerëzit e politikës, sepse organizata jonë është apolitike”, është shprehur Ibrahim Selimaj, ndryshe kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës

Edhe pse Serbia ka bërë gjenocid gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe u ka shkaktuar shqiptarëve lloj-lloj masakrash dhe ka shkatërruar ekonominë tonë, ajo po tregohet “zemërgjerë” ndaj Kosovës vetëm kur bëhet fjalë për eksportimin e mallrave të saj në Kosovë. Në këtë valle si ndihmesë është futur edhe Oda Ekonomike e Kosovës, e cila krye në vete dhe fuqishëm po i jep prioritet dhe mbështetje sjelljes së kompanive serbe në Kosovë, kur edhe ashtu shumica e importeve në Kosovë vijnë nga ky shtet armik e vrasës i këtij populli gjatë luftës. Ndërkaq, analistët janë të mendimit se Serbia si shtet edhe përmes spiunëve që ka të instaluar nëpër shumë institucione të shtetit dhe nëpër asociacione ekonomike, por edhe nëpër odat ekonomike të vendit, fuqishëm po bën gjithçka për ta penguar rrugën e Kosovës në integrime rajonale dhe evropiane. Ata thonë se institucionet, Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset e lidhura me qeveritë e deritanishme janë fajtori kryesor që po hapin portat për kompanitë serbe dhe produktet e tyre të dyshimta, ndoshta edhe të atyre që “vrasin ngadalë e pandalshëm”.

Shabani: Qasja e OEK-ut në raport me Serbinë është një lloj servilizmi

Afaristi Astrit Shabani, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, theksoi për “Kosova Sot” se sa u përket marrëdhënieve të institucioneve të Kosovës me organizatat simotra, me shtetet dhe fqinjët tanë, e në këtë rast bashkëpunimi edhe me Odën Ekonomike të Serbisë që po e bën OEK-ut, thekson se Kosova duhet që të jetë shumë e kujdesshme në këtë drejtim, sepse jemi në disavatazh. “Në këtë drejtim si Kosovë duhet që të jemi të kujdesshëm dhe kjo qasje e deritashme e OEK-ut në raport me Serbinë sigurisht se është një lloj servilizmi. Ngase në mes të bashkëpunimit të organizatave në këtë drejtim gjithçka duhet që të bëhet me kujdes dhe me një reciprocitet, sepse ne duhet që jemi në avantazh, në mënyrë që kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave në Kosovë këtë bashkëpunim duhet që ta shfrytëzojmë në të mirën tonë, ngase për momentin raporti është 90 me 10 në favor të mallrave të Serbisë që futen në Kosovë”, është shprehur ai. Sipas Shabanit, ky bashkëpunim me Serbinë duhet që të shfrytëzohet për favore e jo disfavore.

Selimaj: Ftesat e Gërxhaliut në adresë të bizneseve serbe bëhen krye në vete

FIDANISHTJA

Ndërsa, afaristi Ibrahim Selimaj, ndryshe kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, theksoi për “Kosova Sot” se këto ftesa për bizneset serbe nga z. Safet Gërxhaliu bëhen ngase ai çdoherë është i varur nga politika dhe këto ftesa i bën në mënyrë vetjake dhe pa u konsultuar fare me shoqatat që janë pjesë e OEKut, por as edhe kryesinë e saj. Selimaj thekson se në këto raste Gërxhaliu nuk konsultohet fare për këto ftesa me shoqatat që janë pjesë e OEK-ut dhe veç saj janë edhe një avangardë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.”Unë nuk e di se z. Gërxhaliu a konsultohet fare me Kryesinë e OEK-ut lidhur me këto ftesa që ai ua bën bizneseve serbe që të vijnë në Kosovë, sepse jam vetëm anëtar i përbërjes së Kuvendit të OEK-ut, por jo edhe anëtar i Kryesisë së OEK-ut”.

Ai shton se këto konsulta nuk i bën fare as me ata si Shoqatë e Ndërtimtarëve të Kosovës, por këto konsulta nuk i bën as edhe me shoqatat e tjera dhe kjo është për keqardhje.”Me këto veprime që po i bën krye në vete Gërxhaliu neve si shoqata që jemi po mundohet që të na anashkalojë. Por, ne në asnjë mënyrë nuk pajtohemi me këto ftesa të bëra ndaj bizneseve serbe që vijnë në Kosovë, ngase gjithçka pra nga vendimet duhet që të jenë në nivel të OEK-ut dhe jo që këto punë të bëhen me njerëzit e politikës, sepse organizata jonë është apolitike. Sepse ne duhet që të merremi me zhvillimin ekonomik e jo të merremi me politikë”, është shprehur ai. Anëtari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, theksoi për “Kosova Sot” se nuk është pajtuar me veprimet e njëanshme të kryetarit të OEK-ut dhe sjelljen e tij ndaj shoqatave që janë pjesë e OEK-ut, ngase kur bëhet fjalë për ftesat e bëra për bizneset serbe, Shoqata e Naftëtarëve nuk ka qenë e konsultuar fare. Afaristi Maloku thotë: “Është një rregull i pashkruar se me kundërshtarin, që në këtë rast i bie të jetë Oda Ekonomike e Serbisë, gjithmonë duhet që të përdorësh reciprocitetin, pra të përdoret slogani “sy për sy, dhëmbë për dhëmbë”. Ai është i mendimit se ndryshe rivali, që në këtë rast është Oda Ekonomike e Serbisë, nuk do t’i respektojë fare si shoqatë apo asociacion si OEK. Ai thotë se OEK-u duhet t’ia kthejë palës serbe në të njëjtën kundërmasë.”Nuk kemi nevojë për ftesa të tilla ndaj bizneseve, sepse edhe ashtu jemi në disavantazh sa i përket këmbimit të mallrave me palën serbe”, është shprehur ai.

Nokaj: Fajtor i kësaj situate mbetet kreu i tanishëm i OEK-ut

Ndërsa, analisti Ardi Nokaj për “Kosova Sot” theksoi se e tëra kjo po ndodh përkundër faktit se Oda Ekonomike e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj, Safet Gërxhaliu, krye në vete dhe fuqishëm po i jep prioritet dhe mbështetje sjelljes së kompanive serbe në Kosovë, kur edhe ashtu jemi në dijeni se shumica e importeve në Kosovë vijnë nga ky shtet armik e vrasës i këtij populli.”E kemi këtë situatë ngase institucionet, Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset e lidhura me qeveritë e deritanishme, janë fajtori kryesor që po hapin portat për kompanitë serbe dhe produktet e tyre të dyshimta, ndoshta edhe të atyre që ‘vrasin ngadalë e pandalshëm'”, është shprehur ai. Eksperti i fushës së financave, Xhevat Meha, theksoi për “Kosova Sot” se Serbia që nga përfundimi i luftës së fundit është furnizuesi më i madh i Kosovës me mallra dhe atë larg më i madh se çdo shtet tjetër ose marrë disa shtete të zhvilluara së bashku. Ai theksoi se dallimi në mes të keqes dhe së mirës nga importi i mallrave nga Serbia qëndron në nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve. “Në një Kosovë me nivel të lartë të zbatueshmërisë së ligjeve, mallrat nga Serbia do të paguanin të gjitha detyrimet ndaj shtetit të Kosovës, do t’i nënshtroheshin konkurrencës së duhur dhe ato mallra që do të përballonin konkurrencën sigurisht se do të ishin më të mirat për konsumatorin e Kosovës”, është shprehur ai. Përveçqë konsumatori është i shkelur poshtë, përmes këtij mekanizmi Serbia ka krijuar gjendjen e shfrytëzimit të Kosovës, gjendje të cilën në kohën e socializmit e quanim neokolonializëm. Jo kot Serbia ka instaluar përmes rrjetit të spiunëve në Kosovë platformën e moszbatueshmërisë së ligjit. Kjo platformë siguron gjendjen e neokolonializmit të Kosovës nga Serbia”, është shprehur Meha.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’), theksoi për “Kosova Sot” se politikat e Serbisë karshi Republikës së Kosovës janë triumfaliste përballë Republikës ë Kosovës. “OEK-u po ‘bën llogari pa hanxhiun’, se e ka bërë hapin e fundit shumë më herët se të parin. Nëse OEKu është futur vetë ose e kanë futur të tjerët në këtë ‘projekt’, janë ngutur. As Qeveria, as Kuvendi, as ministritë…e aq më pak OEK-është dashur të hyjnë në këtë projekt ‘nën presionin e lobistëve të bizneseve të fuqishme’ importuese dhe konsullata ekonomiko-biznesore të Serbisë në Kosovë, të cilat asgjë nuk kursejnë për këto ‘pazare’. Serbia, ekonomia dhe mallrat në eksport, i dedikohen qytetarit konsumator (i cili është taksapagues dhe gjenerues kryesor i buxhetit prej nga financohen të gjithë, edhe OEK-u )”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.