HW

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar të dhënat e raportit Konrad-Adenauer-Stiftung, sipas të cilit Kosova renditet e para nga vendet e rajonit për luftimin e korrupsionit.

Ai ka thënë se ky raport është publikuar në muajin shkurt.

ARKATANA

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky vlerësim konfirmon përparimin e vendin në forcimin e mekanizmave të transparencës dhe sundimit të ligjit.

“Ky vlerësim konfirmon përparimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e mekanizmave të transparencës, rritjen e llogaridhënies e konsolidimin e sundimit të ligjit, si dhe forcimin e administratës publike që i shërben qytetarit dhe interesit publik, e jo interesave të ngushta private apo grupore. Lufta kundër korrupsionit është pjesë e pandashme e agjendës sonë shtetërore, çdo ditë dhe në çdo nivel të qeverisjes, përmes forcimit të mekanizmave të parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të çdo praktike abuzive, me parimin se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin në Republikën e Kosovës”, shkroi Gërvalla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.