UBT

Zëri i trishtë (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Nga Ramadan Mehmeti – Në këtë mesnatë po skuqet terri e po hijezohen yjet. Ndoshta pse në murin e lashtë po dëgjohet fuqishëm tiktaku i një ore të re. Kujtesa se nga vjen e flet për do vite shumë të vjetra e do mplakje shumë të reja.

Ndoshta edhe koha është plakur këto vite e shekuj, sepse është disi shumë e paqëndrueshme dhe e rënduar me zvarritjen e së shkuarës e me ardhjen e së ardhmes, duke mos arritur ta krijojë assesi qetësinë e vet.

Fundamenti

Është kohë kur nga varret dalin shpirtrat, po sonte asnjë shpirt s’pipëtin. Thua se e kanë frikë atë zhurmë tiktake, tek prish heshtjen e natës e pashpjegimit të gjatë. Kap orën t’i kthej akrepat mbrapsht e mundi më shkon kot, ajo as ndalët e as tregon kohë të saktë.

Një zë i trishtë bërtet se ajo është duke matur kohën e vonuar. Një zë tjetër, edhe më i çjerrë, thotë: ruajuni se mos fillon e këlthet ajo katrahurë e trishtimi nuk na ndahet mandej./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.