KD-viti

Natyra flet, njeriu hesht

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Poezi nga Arif Ejupi

Natyra flet,

njeriu hesht.

Kur qielli pikëllohet,

shpërthen në rrufe, breshër e stuhi,

për t’u çliruar

nga ankthi i tij.

Dielli, i ndjekur nga retë e zeza,

e humb shkëlqimin;

Uji Dea

toka, në mungesë të tij,

shfaq zemërimin.

Disa njerëz, si qenia më e përsosur,

as nuk zemërohen,

as nuk pikëllohen,

as nuk pendohen,

edhe pse shohin se vendi po shkatërrohet.

ARIF EJUPI Gjenevë, 26 dhjetor 2025