UBT

Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë Schwechat. Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë.

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar në afërsi të qytetit Schwechat, në Austrinë e Poshtme, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve, në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetuesit kishin siguruar një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme. Gjatë kontrollit të dhomës, policia gjeti rreth 11 kilogramë kokainë, një shumë parash të gatshme dhe disa telefona celularë.

HW

Operacioni është zhvilluar pranë Schwechat, qytet që ndodhet në afërsi të Vjenës dhe i përket distriktit Bruck an der Leitha.

Lajmin për arrestimet e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë austriake, Irina Steirer.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në rast./Albinfo.ch

https://www.albinfo.at/tre-shqiptare-ne-mesin-e-gjashte-te-arrestuarve-ne-austri-kapen-11-kilograme-kokaine/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.