Eko Higjiena

Murat Ratkoceri, dy dekada përkushtim, përgjegjësi dhe vlera institucionale në UBT

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rritja dhe avancimi i UBT-së nuk janë rezultat i një rruge spontane, por i një procesi të ndërtuar me vizion, punë të vazhdueshme dhe përkushtim kolektiv. Profesorë, studentë, staf administrativ dhe profesionistë të fushave të ndryshme përbëjnë një strukturë të gjerë njerëzore që kontribuon çdo ditë në arritjet kulmore të këtij institucioni. Këto arritje zhvillohen nën udhëheqjen dhe angazhimin e palodhur të Rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, por edhe falë individëve që, me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë, e kanë mbajtur funksionale dhe të qëndrueshme rritjen institucionale. Ndër këta kuadro të veçantë spikat Murat Ratkoceri, aktualisht Drejtor i Infrastrukturës dhe Shërbimeve në UBT, i cili është vlerësuar me një mirënjohje të veçantë për 20 vite kontribut të çmuar në shërbim të institucionit. Rrugëtimi i tij profesional përfaqëson një shembull të qëndrueshmërisë, besnikërisë institucionale dhe përgjegjësisë së vazhdueshme.

Emri i Murat Ratkocerit është i njohur dhe i respektuar nga profesorët, studentët dhe stafi administrativ, jo vetëm për funksionin që ushtron, por për kulturën profesionale, korrektësinë dhe qasjen njerëzore që e karakterizon.

Ai është ndërtuar ndër vite si një pikë referimi brenda UBT-së, duke e shndërruar përgjegjësinë institucionale në shërbim konkret dhe funksional.

Puna e tij dallon për seriozitet, besim, transparencë dhe gatishmëri të vazhdueshme për të ofruar zgjidhje.

Me komunikim korrekt dhe etikë profesionale, Ratkoceri ka arritur të ndërtojë një raport të besueshëm me të gjithë ata që kërkojnë mbështetje apo shërbim, duke e bërë përgjegjësinë jo vetëm detyrë, por edhe vlerë.

Uji Dea

“Jam krenar për këto 20 vite rrugëtim në UBT dhe i lumtur që angazhimi im është shndërruar në mision dhe kontribut të drejtpërdrejtë në arritjet e shumta të këtij institucioni. Rektori Edmond Hajrizi është motori kryesor dhe energjia që na motivon të ruajmë standardin më të lartë të cilësisë dhe vlerave,” është shprehur Ratkoceri për rajonipress.

Në ceremoninë festive të fundvitit, të organizuar nga UBT nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Murat Ratkoceri u nderua me mirënjohje për dy dekada përkushtimi dhe shërbimi institucional.

“Ky vlerësim nuk është vetëm një nder personal, por një motivim i fortë për të vazhduar me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në shërbim të institucionit dhe studentëve tanë. Falënderim i veçantë shkon për Rektorin Prof. Dr. Edmond Hajrizi për besimin dhe bashkëpunimin ndër vite,” ka theksuar Ratkoceri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.