UBT

Vonesat dhe cilësia e investimeve publike një problem kronik i Komunës së Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Cilësia e ulët në investimet publike dhe vonesat në përfundimin e projekteve vazhdojnë të jenë një problem kronik për secilën qeveri të Komunës së Gjilanit. Mbikëqyrja e dobët dhe zbatimi i standardeve, mungesa e inspektimeve të rregullta, kontrollet e cilësisë, mungesa e përgjegjësisë dhe aftësive profesionale të autoritetit kontraktues, janë disa nga sfidat që edhe vetë udhëheqësit e Komunës i patën pranuar se i kanë si probleme.

Pranimi në këtë rast, nuk është arsye për shfajësim, si dhe nuk është vetëm një barrë financiare për komunitetin, por është edhe një burim pakënaqësie për qytetarët pasi ata varen nga këto shërbime.

Një shembull se si mund të shkojë gjithçka keq në një projekt është rruga “Kadri Osmani” (ish-Enver Miftari) në lagjen Fidanishte.

Nisur së ndërtuari në maj të vitit 2019, nga qeverisja e Lutfi Hazirit, ani pse vetëm 480 metra gjatësi, as pas 5 viteve, akoma nuk është finalizuar. Derisa, ish i pari i Komunës, gjatë shtrimit të shtresës së parë të asfaltit, në korrik të vitit 2021, po i gëzohej zgjidhjes së kërkesave të banorëve të kësaj lagje, megjithatë, mbrapa do të linte probleme të cilësisë në punët e kryera.

Sipas kontratës së dhënë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, si autoritet kontraktues, projekti ka paraparë rikonstruktimin e plotë të rrugës duke përfshirë karrexhatën për makina, asfaltimin, sistemet e ujërave atmosferike dhe të zeza, trotuarin si dhe ndriçimin publik. Kontrata parashihte që projekti të përfundonte brenda 24 muajve.

Për më tepër, rajonipress nga burime brenda komunës merr vesh se prolongimet në finalizimin e këtij projekti janë neglizhencë e qëllimshme nga qeverisja e Alban Hysenit.

Rajonipress disa herë pati raportuar për ankesat e banorëve të kësaj lagjeje. Ata patën theksuar se po sfidohen si rezultat i vonesave, pasi derisa punimet po vazhdojnë, edhe në rastet kur nuk punohej, nuk kanë shteg për këmbësorë dhe janë të detyruar të qarkullojnë nëpër karrexhatën e automjeteve.

Hidromorava

Një tjetër ankesë të cilën ata e kanë shprehur ka të bëjë me pusetat e instaluara për mbledhjen e ujërave atmosferike dhe të zeza. “Thuajse në çdo metër është ndërtuar nga një pusetë, me gropa dhe gunga.” patën thënë banorët në reagimin e tyre. Ata, madje patën paralajmëruar se do të sfidojnë komunën gjatë pranimit teknik, pasi mënyra se si po ri-konstruktohet kjo rrugë është e papranueshme.

Në ditët e fundit, me rifillimin e punimeve, vërejtjet e qytetarëve duket se kanë qenë të drejta. Në veçanti rreth mënyrës se si janë kryer punimet në rregullimin e rrjetit atmosferik dhe atij të ujërave të zeza.

Përveç organizimit të dobët dhe instalimit të shpeshtë – afër njëra-tjetrës – këto puseta shpesh duken si gropa sesa si infrastrukturë funksionale.

Gropat e pusetave janë bërë pamje e zakonshme edhe në pjesë të tjera të qytetit, duke krijuar rreziqe për drejtuesit e automjeteve dhe duke shkaktuar dëmtime në automjete. Punë-kryerësit nuk i instalojnë dhe nuk i nivelojnë siç duhet.

Derisa, asfalti, ende pa u kryer shtresa e fundit, në disa vende tashmë ka filluar të degradohet dhe kanë filluar të shfaqen gropa.

Ndriçimi publik dhe rrjeti elektrik, është një tjetër fushë e prekur nga cilësia e dobët e investimeve. Rrjeti i kabllove dhe i shtyllave bëhen pengesë për lëvizjen e këmbësorëve nëpër trotuar.

Ndërsa, si rruga “Kadri Osmani”, ashtu edhe gati secila rrugë tjetër e qytetit në Gjilan, është e prekur nga vendosja e pengesave në rrugë (policët e shtrirë) të cilat në shumicën e rasteve janë jashtë standardeve dhe normave krahas shpejtësisë së lejuar. Ky problem i ka zbuluar autoritetet komunale dhe policore të zhveshura përballë mosgatishmërisë dhe mungesës së profesionalizmit të tyre në organizimin e trafikut, si dhe mungesës së vullnetit për të punuar me komunitetin për të adresuar tejkalimet e shpejtësisë nga shkelësit e rregullave të komunikacionit – si p.sh. përmes vendosjes së radarëve statikë si dhe me uljen e shpejtësisë së lëvizjes brenda qytetit si dhe nëpër lagje me shenja të komunikacionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.