Fundamenti

Kryeprokurori Kadriu takohet me drejtuesit e Gjykatës dhe drejtuesin e policisë rajonale

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve lidhur me procesin zgjedhor.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu ka mbajtur takim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, z. Agron Rukiqi.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendës drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, z. Remzi Azemi dhe prokurori nga Departamenti për Krime të Rënda, z. Isuf Sadiku.

ARKATANA

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve lidhur me procesin zgjedhor.

Të pranishmit u dakorduan që në bazë të kompetencave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme eventuale, në rast të cenimit të procesit zgjedhor./rajonipress/