Uji Dea

Agushi: Është koha t`i dërgojmë në shtëpi ata që abuzuan me besimin tonë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ftoj qytetarët tanë se është koha ti dërgojmë në shtëpi ata që abuzuan me besimin tonë me dekada, mos ta humbasim shansin tonë historik që të vetëqeverisim me komunën tonë e cila ka mbetur pa zot shpije dhe një livadh i madh që kanë bërë me neve qysh ju ka ntek dhe qysh kanë dashtë deri më tani thotë Isa Agushi.

Agushi për rajonipress tha se unë jam i bindur që qytetarët do ta ndajnë mendjen për BNA-në sepse këto tjera parti i kanë provue defakto dhe dejure, se di ma qysh mundet dikush me ja dhanë besimin dikujt që e ka mashtrue dhe i ka rrejt me vite të tëra.

ARKATANA

“Ne besojmë fuqishëm se dalim të parët e në vendin e dytë dhe të tret mbesin VV me LDK, kush do ta merr vendin e dytë është vështir të përcaktohet sepse as njëra as tjetra sen skan ba në Gjilan për këtë jemi dëshmitar të gjithë ne. Ne si subjekt politik premtimet që do ti japim qytetarëve me programin ton zgjedhor do ta mbajmë të sigurt.
Unë si Kryetar i ardhshëm do të jem transparent dhe i hapur me qytetarët në çdo aspekt. BNA-ja është subjekt vendor me qendër në Gjilan dhe nuk pranon shantazhe, as nga lart dhe as nga brenda sepse do të jemi në shërbimin e qytetarëve tanë të mashtruar dhe të përbuzur me qeverisjet e kaluara” tha Agushi.

“Ftoj qytetarët tanë se është koha ti dërgojmë në shtëpi ata që abuzuan me besimin tonë me dekada, mos ta humbasim shansin ton historik që të vetëqeverisim me komunën tonë e cila ka mbetur pa zot shpije dhe një livadh i madh që kanë bërë me neve qysh ju ka ntek dhe qysh kanë dashtë deri më tani. Shfrytëzoj rastin të ju ftoj të dashur qytetar bashkohuni me BNA-në për Gjilanin që duam” u shpreh Agushi./rajonipress/