Hidromorava

Vojvoda: Do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mërgim Vojvoda ishte futbollisti i radhës i Kombëtares së Kosovës që foli për ndeshjen e së premtes me Rumaninë.

Mbrojtësi anësor u shpreh optimist për nisjen me këmbë të mbarë të kampanjës në Ligën e Kombeve.

Futbollisti i Torinos insiston se Dardanët do të mundohen t’i fitojnë tri pikë në duel me rumunët, përkundër faktit se e pranon që kundërshtari është i vështirë, shkruan “Gazeta Express”.

“Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më të fortë, por ne do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë.”

GRANDEMALL

“Presim fitore, besoj se këtu në Fadil Vokrri duhet të presim vetëm fitore para tifozëve tanë.”

“Mesazhi për Dardanët? Na kanë munguar shumë. Shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur dhe i zjarrtë siç ka qenë gjithmonë sepse kemi nevojë për lojtarin e 12-të.”

Kosova dhe Rumania do të përballen mes vete të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.