UBT

Veteranët e Uglarit ankohen se nuk kishte korrektësi në rastin e tyre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Riza Jetullahu veteran në njësitin nga fshati Uglar brigada 171 thotë se edhe pse ka kërkuar zyrtarisht përgjigje me shkrim nga komisioni qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje me shkrim. Ne jemi ankuar edhe në polici dhe prokurori dhe presim që hetimet në këtë drejtim të zbulojnë shumë të palara shprehet Jetullahu.

Një pjesë e veteranëve nga fshati Uglar të cilët kanë mbetur anash dhe nuk kanë hyrë në listën përfundimtare e cila u njeh statusin e veteranit, janë ankuar në të gjithë instancat për të kërkuar drejtësi në rastin e tyre.

Eco Higjiena

Riza Jetullahu është njëri prej veteranëve i cili thotë se i është bërë e padrejtë dhe madje i janë shkelur edhe të drejtat e njeriut.”Unë ka një kohë të gjatë që kërkojë përgjigje me shkrim nga Komisioni qeveritar se pse nuk ndodhem në listën përfundimtare. Askush nuk merret me rastin tonë edhe pse kemi shumë ankesa në drejtim të komisionit. Kemi kërkuar nga Prokuroria e Gjilanit që ta hetojë rastin sepse aty janë bërë shumë malverzime. Hetuesit e kanë shumë lehtë të verifikojnë dallaveret e mëdha që janë bërë” shprehet Jetullahu.

Riza Jetullahu thotë se nuk e ka ndërmend të hjeki dorë nga e drejta e tij elementare që të jetë i informuar rreth verifikimit final./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.