Mobi Casa

Paaftësia dhe padituria e Alban Hysenit mund t`i kushtoj shumë Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kushtrim Kadriu ka shkruar se ende nuk kemi marrë përgjigje nga Alban Hyseni nëse Vetëvendosja pajtohet apo jo për miratimin e buxhetit të qytetit tonë. Opozita nuk duhet të bije viktimë e gjesteve fëmijërore të një kryetari të papërgatitur për të udhëhequr, me një qytet dinamik siç është Gjilani.

Kushtrim Kadriu ka shkruar në rrjetet social se ende nuk kemi marrë përgjigje nga Alban Hyseni nëse Vetëvendosja pajtohet apo jo për miratimin e buxhetit të qytetit tonë.

Fundamenti

Ndërkohë Kadriu ka ftuar KPF dhe këshilltarët komunal për dëgjim publik.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,
Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ju njoftoj se kam ftuar Komitetin për Politikë dhe Financa “KPF” dhe këshilltarët Komunal në dëgjim publik lidhur me propozim buxhetin e komunës për vitin 2025.
Data: 25.02.2025
Ora: 11:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Sipas rekomandimit të MAPL, ky dëgjim publik ka për qëllim gjithë përfshirjen e përfaqësuesve të qytetarëve në procesin vendimmarrës dhe sigurimin që buxheti i komunës të reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë ka shkruar Kadriu./rajonipress/