“Vatra”: Liburn apo priton me fol për rrugën Gjilan Ferizaj?

Gjilan – Lëvizja Vatra shpreh shqetësimin e saj për gjendjen alarmante të rrugës Gjilan-Ferizaj, e cila, ndonëse u asfaltua para pak kohësh, është dëmtuar seriozisht. Pavarësisht ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në sanimin e saj, asfalti vazhdon të dëmtohet, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve dhe duke dëshmuar për mungesën e cilësisë në punimet infrastrukturore thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.
Reagimi i plotë”
Përgjegjës për këtë gjendje është Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga ministri Liburn Aliu, e cila ka dështuar të sigurojë standardet e duhura të ndërtimit dhe mbikëqyrjes së kësaj rruge. Kjo situatë është pasojë e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e projekteve publike.
Lëvizja Vatra kërkon urgjentisht një auditim të plotë të kontratës dhe cilësisë së punimeve të kryera, si dhe mbajtjen përgjegjës të atyre që kanë lejuar një situatë të tillë.
Qytetarët meritojnë rrugë të sigurta dhe të qëndrueshme, jo investime të dështuara që rrezikojnë jetën dhe buxhetin e tyre.
Lëvizja Vatra