Jep dorëheqje Herolinda Murati – Leka, jep disa arsye që e sollën deri në këtë pikë

Gjilan – Drejtoresha për buxhet dhe financa tashmë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, ndërsa ka dhënë disa arsye që e sollën deri në këtë gjendje. Ajo ka shkruar se i është cenuar integriteti dhe siguria institucionale.
Herolinda Murati – Leka ka dhënë shumë arsye të forta që ka ofruar dorëheqje.
“Për arsye të shumta institucionale etike dhe morale, të cilat më bëjnë të pamundur vazhdimin e mëtutjeshëm të ushtrimit të funksionit tim. Gjatë javës së fundit, jam përballur me veprime të papranueshme dhe të pashembullta për një institucion publik. Persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë pa autorizim në zyrën time, kur unë nuk kam qenë në ambientet e punës. Ky akt është një mesazh i qartë i pasigurisë institucionale dhe një tentativë për të më treguar se nuk jam e dëshiruar në këtë qeverisje komunale. Një situatë e tillë është jo vetëm e papranueshme dhe e paprecedent në historinë qeverisëse të Gjilanit, por edhe një cenim i rëndë i integritetit dhe sigurisë institucionale. Për këto dhe arsyet e tjera kam marrë vendimin për të dërguar dorëheqjen time të parevokueshme ka shkruar Leka në reagimin e saj publik./rajonipress/
