Uji Dea

“Unë kam lindur me talent”, Adnan Januzaj tregon pse zgjodhi Las Palmasin: Më pëlqen se si luajnë!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Futbollisti i njohur shqiptar, që zgjodhi për ta përfaqësuar Belgjikën, Adnan Januzaj ka folur për herë të parë si futbollisti më i ri i Las Palmasit.

“Më pëlqen shumë mënyra se si luajnë me topin. Ngjason shumë me stilin tim të lojës. Mund të jetë një vit shumë i bukur dhe emocionues këtu”, u shpreh fillimisht Januzaj

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Sevillas, Januzaj u transferua te Las Palmas në formë huazimi.

“Talenti nuk humbet kurrë dhe unë kam lindur me këtë. Unë me të vërtetë dua të jem në gjendje të luaj dhe të kem një vit të mirë këtu”

Uji Dea

“Unë jam një lojtar që më pëlqen të luaj në çdo pozicion sulmues, majtas, djathtas dhe si 10-sh. Unë jam një lojtar i gjithanshëm. Ndihem rehat në çdo pozicion ku mund ta ndihmoj ekipin tim”, vazhdoi tutje lojtari me prejardhje nga Kosova

Adnan Januzaj ka pasur shumë probleme me Sevillan, skuadrën që e ka kartonin e tij të plotë.

“Këto janë gjëra që kanë ndodhur, por unë s’dua të flas për to tani. Po, do ta bëj në të ardhmen, kur të jetë koha. Së pari dua të flas në fushë, ku duhet bërë. Në të ardhmen i diskutojmë gjërat e tilla”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.