Eko Higjiena

Ardian Ismajli vazhdon me paraqitje të mëdha – vlerësohet lartë në fitoren e Empolit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Me shiritin e kapitenit në krah, Ardian Ismajli zhvilloi një tjetër paraqitje të madhe me fanellën e Empolit ku skaudra e tij fitoi me rezultat 1-0 ndaj Comos.

Adian Ismajli u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, teksa në fund u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore.

Mbrojtësi shqiptar regjistroi 34 pasime të sakta, teksa i fitoi të pesë duelet ajrore me kundërshtarët.

Eco Higjiena

Ismajli spastroi pesë herë zonën dhe bllokoi dy gjuajtje të kundërshtarëve, ndërsa ndërpreu tri herë aksionet.

Për mbojtësin shqiptar flitet një transferim i madh në afatin kalimtar të janarit ku klube si Juventus, Interi dhe Napoli janë vënë pas tij. /Telegrafi/