Fundamenti

Udhëtari i cili gjithkund është në shtëpi

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

”Një heshtje më e zëshme do duhej të jetë aty” ishte titulli i ekspozitës, nga 20-23 shtator që u mbajt në Graçanicë.

Marc P. Sahli ky artistë zviceran (39 vjeç) jeton dhe vepron që nga muaji maj 2009 në Prishtinë, dhe për rreth 20 vjet, ai na ofron një krijimtari arti të shumëllojshëm, qoftë përmes pikturave me ngjyra uji, fotografive digjitale e me polaroid, vizatimeve, punimeve me stil art-tekst-simbiozë, prozave, poezive e të tjera.

Pasi që vitin e kaluar pati një ekspozitë të tillë të suksesshme në qendrën kulturore”Tetris” në Prishtinë, ai është ftuar t’i ekspozojë veprat e tij edhe në qendrën kulturore alternative në Graçanicë. Ekspozita u hap nga ambasadorja e Zvicrës zonja Krystyna Marty, dhe vazhdoi me muzikë nga një grup rom të një fshati afër Graçanicës. Në këtë qendër kulturore të komunitetit serb, përveç pranisë së qytetarëve të komunitetit rom dhe ashkali pati gjithashtu edhe shqiptar, si dhe miq të autorit nga ambasada zvicerane dhe disa ndërkombëtarë.

Nga mediat ishte prezent vetëm një televizion lokal. Mos më pyesni ju lutem pse mediat tjera qëndruan larg këtij vendtakimi. Mund t’ju them vetëm një gjë: më erdhi shumë e shumë keq që nuk erdhën, sepse atyre iu mungon tani diçka shumë e rëndësishme për të raportuar! Ku krahas artit të larmishëm që ofrohej aty nga Marc P. Sahli, mbretëronte një aheng vërtetë shumë kulturor; grupi i romëve bënte muzikë të ndryshme ku përveç valles së Shotës në këtë mbrëmje luhej e vallëzohej gjerë e gjatë! Organizatorët e kësaj qendre kulturore, Milena Vukajlovic & Co mirëpritnin ngrohtësisht të githë të pranishmit! Aty nuk munguan as fëmijë rom, mysafirë me fytyra të gëzuara dhe të ndritshme, si dhe të rinjë, të cilët kontribuan për një atmosferë të bukur dhe paqësore.

E gjithë kjo ndodhte falë artistit e autorit Marc P. Sahli, i cili shumicën e kohës së tij gjatë ekspozitës e kaloi me vendasit, duke folur me ta pak, por me shumë dëshirë edhe shqip edhe serbisht i ofrohej të gjithë njerëzve. Një shoqërim i hapur i tillë nuk është i vetëkuptueshëm për çdo zviceran. Të gjejsh mënyrën më të mirë për të qenë në lidhje me të gjitha kulturat, etnitë, fetë këtu nuk është aq e lehtë. Ajo që unë shoh në veprat e tij është fakti që ai gjatë gjithë kësaj kërkon pozitiven në të gjitha e mandej shkruan për to.

Në tregimet e tij të shkurtra unë fitoj përshtypjen se ky udhëtarë (për dymbëdhjetë vitet e fundit jashtë Zvicrës, 4 vjet në Moskë, gati 5 vjet në Tripoli, dhe nga maji 2009 në Prishtinë) në çdo kulturë ndihet në shtëpi. Dhe ai nuk e lë vetëm që ndjehet mirë, por të gjitha këto përvoja ua ofron të tjerëve nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta nga jeta reale e përditshme si dhe përmes pikturave dhe prozave të tij! Së shpejti do të botohen të ashtuquajturat “Logographien” e më detalisht në webfaqet e mëposhtme mund të shihni veprat e tij:

Uji Dea

www.kameru.ch
www.writtenby.ch
www.saatchionline.com/MarcPSahli

Njëri nga tregimet e tij

Zbehja

Në Prishtinë në gardhin e ndërtesës së Qeverisë varen ende fotografitë e njerëzve të zhdukur nga lufta, konflikt i cili ndodhi që gjysëmbrezi më parë. A janë duke u venitur kujtimet në këtë mënyrë si fotografitë e zbardhura nga moti, pothuajse abstrakte? Sa abstrakte është bërë kujtesa? Çfarë ndodh nëse frika dhe urrejtja abstraktohen?

Në manastirin ortodoks të Graçanicës, një enklavë serbe, aty në dyqan mund të blihet raki me një kryq druri të futur brenda në shishe. Më kanë thënë se gdhendësi i këtyre kryqeve është një shqiptar. Biznesi është biznes, kishte thënë ai me një buzëqeshje të gjerë, pa dhëmbë. Mua nuk më hiqen nga koka fotografitë e zbardhura dhe të venitura.(nga selvete thaqi)