UBT

Gjilani kujton “Beqir Musliun” në 81-vjetorin e lindjes, një varg aktivitetesh në nderim të veprës së tij letrare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në shenjë nderimi për një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare në Kosovë, Asociacioni Alternativ i Shkrimtarëve të Kosovës dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” do të organizojnë një sërë aktivitetesh kushtuar shkrimtarit të shquar Beqir Musliu, me rastin e 81-vjetorit të lindjes së tij dhe 30-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Aktiviteti përkujtimor nis të enjten, më 11 qershor, në orën 11:00, në Varrezat e Qytetit në Gjilan, ku anëtarë të komunitetit letrar dhe artdashës do të vendosin lule pranë varrit të shkrimtarit, duke e kujtuar simbolikisht ditëlindjen e tij të 81-të.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, më 13 qershor, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, do të promovohet numri më i ri i revistës letrare “Agmia”, i cili i kushtohet tërësisht jetës dhe krijimtarisë së Beqir Musliut. Botimi përfshin materiale nga tryeza letrare e manifestimit “Flaka e Janarit”, si dhe studime e analiza mbi veprën e autorit.

Eco Higjiena

Ndërkaq, më 20 qershor, po në ambientet e Bibliotekës “Fan S. Noli”, do të përurohet libri më i ri studimor i studiuesit dhe publicistit Shefqet Dibrani, me titull “Artistikja në veprën ‘Orfeiana’ të Beqir Musliut”, botim i shtëpisë botuese “Beqir Musliu”.

Organizatorët theksojnë se këto veprimtari synojnë të ruajnë dhe të promovojnë trashëgiminë letrare të Beqir Musliut, njërit prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare, krijimtaria e të cilit vazhdon të mbetet objekt studimi dhe frymëzimi për brezat e rinj.

Në të gjitha aktivitetet janë të mirëpritur krijues, studiues, lexues dhe artdashës që dëshirojnë të nderojnë jetën dhe veprën e shkrimtarit gjilanas, i cili la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe letërsinë shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.