Eko Higjiena

Elvira Elshani – zëri profesional i gazetarisë prizrenase që po ndërton rrugën e saj drejt suksesit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mozaikun e gazetarëve të rinj që po afirmohen në mediat kosovare, emri i Elvira Elshanit po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë falë përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të saj në terren.

Me origjinë nga Prizreni, Elvira Elshani përfaqëson një brez të ri të gazetarisë kosovare që po ndërton karrierën mbi bazën e punës, integritetit profesional dhe raportimit të përgjegjshëm. Ajo ka përfunduar studimet universitare në UBT, institucion që ka nxjerrë dhjetëra profesionistë të fushës së medias dhe komunikimit.

Karriera e saj profesionale është zhvilluar kryesisht në sektorin mediatik, ku aktualisht vepron si gazetare në TV Prizreni, duke përcjellë për publikun zhvillimet më të rëndësishme shoqërore, kulturore dhe institucionale nga rajoni i Prizrenit.

Përvoja e saj profesionale është pasuruar edhe përmes angazhimit si korrespondente dhe gazetare në televizionin kombëtar TV1, ku ka kontribuar në raportimin e ngjarjeve me interes publik.

Uji Dea

Ajo vlerësohet për qasjen e saj serioze ndaj profesionit, komunikimin korrekt me burimet dhe përkushtimin për të sjellë informacion të saktë e të verifikuar te publiku.

Në një kohë kur gazetaria përballet me sfida të shumta, figura të reja si Elvira Elshani dëshmojnë se profesionalizmi dhe puna e vazhdueshme mbeten rruga më e sigurt drejt afirmimit.

Rrugëtimi i saj është një shembull i angazhimit të vazhdueshëm në media dhe i potencialit që gazetarët e rinj kanë për të kontribuar në zhvillimin e gazetarisë profesionale në Kosovë.

Elvira Elshanit i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e saj profesionale, me bindjen se rrugëtimi i saj do të shoqërohet me arritje të reja dhe kontribut të çmuar në fushën e informimit publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.