ARKATANA

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-hetuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara.

Tromp theksoi se takimi kishte një audiencë të posaçme, kryesisht me këshilltarë ligjorë dhe zyrtarë të ambasadave të mëdha.

“Të enjten në Hagë ishte një takim shumë interesant, pse ishte interesant sepse audienca ishte shumë specifike dhe shumë e përshtatshme në Hagë. Zyrtarë ligjor e këshilltar ligjor të ambasadave të mëdha u ftuan për të bërë pyetje ndaj dy autorëve të raportit si dhe ndaj Ombudspersonit të Kosovës mbi temat e shkruara në analizën mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani”, ka deklaruar ajo për Klan Kosova.

Hidromorava

Ajo ka deklaruar se raporti i britanikëve dhe familjarizimi me të është tepër i rëndësishëm teksa pritet marrja e vendimit final nga Haga.

“Çështja më e rëndësishme ishte këtu, kush ishte audienca, çfarë lloj pyetjesh ata shtruan si dhe faktin se të gjithë ata tani janë familjarizuar me përmbajtjen e këtij raporti të ndërmjetëm. Dhe kjo ështe aq e rëndësishme në pritje të dhënies së aktgiykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve”, shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.