Eko Higjiena

Granit Xhaka shpjegon gjënë ‘më të rëndësishme’ për Zvicrën para Kupës së Botës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Zvicrës po pret me padurim të nisë fushatën e saj kundër Katarit dhe po përgatitet për të dhënë rezultatin më të mirë në Kupën e Botës deri më tani, por lojtarët duhet të sigurohen që ta shijojnë momentin, ka thënë kapiteni Granit Xhaka.

Duke luajtur në Kupën e tij të katërt të Botës, Xhaka tha se zviceranët ishin të sigurt dhe “e dëshironin si kurrë më parë” dhe do të japin gjithçka për fitoren kundër kampionëve aziatikë në Santa Clara të shtunën.

“Në futboll gjithmonë flasim për gjëra taktike, por duhet të shijosh edhe momentin dhe mendoj se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme në futboll, që të dalësh në fushë, që të ndihesh i lirë “, ka thënë fillimisht Xhaka në një konferencë për shtyp.

Granit Xhaka, lider i lindur – fjalët e tij shkundën ekipin zviceran

“Ne duam vetëm të sjellim ndeshjen tonë ‘A’. Do të duam të performojmë për Zvicrën, për familjet tona. Nesër do të bëjmë hapin e parë të madh. Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë”.

Mobi Casa

“Tani jemi të paduruar. Jemi të përgatitur dhe gati. Jemi fizikisht gati, jemi mendërisht gati”, përfundoi kapiteni i Zvicrës.

Zvicra po luan në Kupën e Botës për të gjashtën herë radhazi, një sukses i krahasuar në Evropë vetëm nga Franca, Spanja, Anglia, Portugalia dhe Gjermania.

“Captain Switzerland”: Si do ta udhëheqë Granit Xhaka kombëtaren e Zvicrës në këtë botëror?

Por ndryshe nga këto skuadra, zviceranët kanë pak për të treguar, me eliminime në raundin e 1/8-tave në pesë nga gjashtë paraqitjet e tyre të fundit, me çerekfinalen e tyre të fundit në vitin 1954.

Një fitore kundër Katarit do t’i vendoste ata në krye të Grupit B, përpara Bosnjës dhe bashkë-organizatorëve të Kampionatit, Kanadasë , të cilët barazuan 1-1 të premten. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.