United Hospital

Trishtimi i quajtur mobilizim

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Para 15 vjetësh, pikërisht, më 24 prill të vitit 1999, në Tërnoc të Bujanocit, u shpërndanë ftesat për mobilizim të dhunshëm të shqiptarëve nga ana e ish ushtrisë jugosllave.

Ky ishte provokimi i dytë nga më të rëndit pas atij të dëbimit të tërnocasve në periferi të fshatit, më 23 prill të vitit 1999.

Në kohën kur gjysma e Preshevës ishte e boshatisur nga shqiptarët, po ashtu edhe Malësia e Bujanocit dhe Medvegja, regjimi i atëhershëm i Millosheviqit, përdori një formë tjetër të presionit për ta spastruar nga shqiptarët, këtë vendbanim nga më të mëdhenjtë në rajon.

Ata pak shqiptarë që kishin mbetur nga Presheva dhe Bujanoci, sytë i kishin nga Tërnoci a do të marrë rrugën e shpërnguljes për në Maqedoni. Ndërsa serbët ekstremistë të përfshirë në njësitë paramilitare, mezi prisnin shpërnguljen e tërnocasve për ta bastisur dhe plaçkitur fshatin, të përmendur për pasuri.

FIDANISHTJA

Në momentet më kritike doli në sipërfaqe Nexhmedin Saqipi me shumë të rinj dhe iu përgjigj ftesës për mobilizim. Ky ishte një nga aktet më heroike të këtyre njerëzve që i thanë Stop shpërnguljes dhe ndërruan historinë e kobshme, që ishte shkruar për Tërnocin dhe shqiptarët përreth.

Mobilizimi ua prishi planet ekstremistëve serbë, të cilët e dëshironin Tërnocin pa shqiptarë si dhe gjithë Luginën një zonë të spastruar etnikisht.
“Për ta pranuar mobilizimin, është dashur shumë guxim, maturi, këmbëngulësi, besim, për t’u bërë “kurban i popullit” për ta shpëtuar popullatën nga eksodi i vërtetë. Më 24 prill 1999, ditë e shtunë, marrim lajmin se janë të ftuar 150 të rinj vetëm nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, me ftesë për të mobilizuar në radhën e Ushtrisë Jugosllave, tha njeriu i cili i priu mobilizimit Nexhmedin Saqipi.

Në vazhdim z. Saqipi, theksoi se “Ftesa për mobilizim erdhi pikërisht pasi Ushtria Jugosllave u vërtetua se Tërnoci ishte i palëkundur në rrugën e qëndresës për t’i mos i braktisur vatrat stërgjyshore. Këtë stoicizëm qytetarët tërnocas e treguan edhe pas një varg provokimesh nga radhët e pushtetit ushtarak qoftë përmes kërcënimeve, bastisjeve, qoftë përmes nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë dhe dërgimi mbi fshat te vendi i quajtur “te Muri”.

Gjithashtu, Nexhmedin Saqipi, duke evokuar ato momente shumë të vështira për Tërnocin dhe tërnocasit, thotë se “atë ditë ka qenë diçka e jashtëzakonshme ma mirë me thëne mrekulli e Zotit, dhe për këtë duhet të mbetet dhe të ruhet si kujtim në historinë jo vetëm të Tërnocit po në kujtim të Luginës Shqiptarisë e njerëzimit. Andaj gjitha këto përjetime dhe sakrifica, trauma që përjetuan qytetarët e Tërnocit, nuk guxojnë të kalojnë në harresë, por duhet të përkujtohen dhe të shërbejnë si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm që do ta ndërtojnë ardhmërinë në paqe, siguri dhe liri, njofton Jehonapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.