Ndahet nga jeta aktivisti i viteve ’90 dhe ish-ushtari i UÇPMB-së, Shefki Ajvazi
Zhegër – Në orët e para të mesnatës është ndarë nga jeta më i dashuri i familjes Ajvazi, Shefkiu, duke lënë pas dhimbje të thellë dhe boshllëk të pazëvendësueshëm te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Shefki Ajvazi ishte aktivist i njohur i viteve ’90 dhe ish-ushtar i UÇPMB, duke dhënë kontributin e tij në periudha të vështira për vendin. Ai do të kujtohet për përkushtimin, guximin dhe shpirtin e tij atdhetar, por mbi të gjitha për dashurinë dhe përkujdesjen ndaj familjes.
“Na le të pikëlluar dhe me dhimbje të madhe për mungesën e tij të përhershme. Do ta kujtojmë ashtu siç ishte mes nesh, deri para pak orëve”, thuhet në njoftimin e familjes.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 04.03.2026, në Zhegër, në ora 15:00.
Nga familja Ajvazi
Selishtë/Zhegër


