Uji Dea

Botohen dy libra të rinj të autorit Zaim Haliti

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtinë – Nga shtypi kanë dalë sot dy botime të reja të autorit Zaim Haliti, të titulluara “Monografia e Jehonës” dhe “Toponomia e Tërrnofcit”, të realizuara në kuadër të Shtypshkronjës “Lena Graphic” në Prishtinë dhe të botuara nga Shtëpia Botuese “Perspektiva”.

Këto dy libra përfaqësojnë një kontribut të ri në veprimtarinë krijuese dhe studimore të autorit, duke trajtuar tema me rëndësi kulturore, historike dhe identitare për hapësirën shqiptare. Veçanërisht, ato sjellin në vëmendje elemente të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, duke pasuruar fondin e botimeve që lidhen me kujtesën kolektive dhe studimet lokale.

Autori Zaim Haliti është i njohur për veprimtarinë e tij letrare dhe publicistike ndër vite. Deri më tani ai ka botuar librin me aforizma “Kur të qeshë fati” (1994), në kuadër të revistës letrare Fjala në Prishtinë, si dhe përmbledhjen “Aforizma me karizma” (2015), një vepër që dëshmon prirjen dhe mjeshtërinë e tij në këtë zhanër letrar.

Uji Dea

Po ashtu, gjatë vitit 2015 ai botoi edhe monografinë “Flatrim i fjalës”, kushtuar krijuesit Skënder Gashi, si dhe librin satirik “Rrahagjoksët”, ku përmes skicave humoristike trajtohen dukuri të ndryshme të jetës shoqërore.

Dy botimet më të reja – “Monografia e Jehonës” dhe “Toponomia e Tërrnofcit” – përbëjnë librat e gjashtë dhe të shtatë në opus-in krijues të autorit, ndërkohë që ai ka në përgatitje edhe disa dorëshkrime të tjera që pritet të shohin dritën e botimit në të ardhmen.

Këto botime pritet të zgjojnë interes të veçantë tek studiuesit, lexuesit dhe dashamirët e kulturës e historisë lokale./bilall maliqi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.