Uji Dea

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka vlerësuar cilësitë e sulmuesit të krahut, Edon Zhegrova, duke numëruar aspektet pozitive dhe duke treguar dobësitë e tij.

Ai tha se Zhegrova ka ambicie të mëdha dhe mund t’i arrijë ato vetëm nëse përmirësohet në disa fusha specifike.

“Ai punoi më shumë për atë që i kërkova. Por gjithashtu vazhdoi të bëjë atë që bën shumë mirë, shënimin e golave dhe të jetë vendimtar”, ka deklaruar Genesio, shkruan të mërkurën “lepetitlillois.com”.

“Ai po bën përparim dhe është në rrugën e duhur. Ajo që duhet të bëjë, dhe ai e di këtë, është qëndrueshmëria dhe përqendrimi”.

Hidromorava

“Ai është i aftë të zhbllokojë situatat përmes driblimit dhe golave, por i duhet qëndrueshmëri. E di që ai ka objektiva për të shkuar shumë, shumë lart, dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojë gjatë gjithë sezonit që objektivat e tij të arrihen”.

25-vjeçari Zhegrova nuk luajti në dy ndeshjet e para me Lille në Ligue 1 për shkak se ishte i suspenduar. Megjithatë, ai shënoi gol në ndeshjen e parë të edicionit aktual dhe ka realizuar tri gola në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

“Ajo që më pëlqen është se di të jetë vendimtar. Ai është i aftë për të shënuar gola. Ai ka cilësi dhe talent individual që e ndihmon ekipin. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, është shumë i zoti dhe mund të lëvizë shumë shpejt me topin. Ai është një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën menjëherë,” është shprehur më tej Genesio. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.