Eko Higjiena

Teoria e kancerit serb

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Nga Meti Rexhepi

kësaj teorie tejet egërshane
i Madhërishmi ende ia peshuaka mëdyshjet
pa peshore për t`i gjetur barin e shërimit
përmasës së tërbimit dhe të dehjeve
të dridhshme dhe me nota vajtimi lakoreve
por se si Dora e Madhërishme e Mbërthimit bëka sehir
duke mos ia parë faqet e cinizmit prej çdo ane

çprej se gjuhës i thuhej gluhë qumështit klumsht u dyndën lukuni prej stepave Karpalesh barbarët sollën acaret siberiane secilës dhomë të etnisë ua digjnin (j)organet të mërdhijnë tu mpiksen mushkëritë
t`u binin mbi kokë çatitë
sindrome të (vi)rusëve përgjatë gjithë hapësirës
dhe nuk i qasej thelbësisht asnjë klinikë e hiles
shërimit prej ethe-prurësve
për çdo natë për çdo ag
me gotë athtësie gjuha rrudhej
vetëm tkurrej e tkurrej e
gjymtyrëve tona lënguese u këputej
një dorë një krah një këmbë njëri sy dhe
i vetmi shteg vezullues u grabitej me duqet

kishte hyrë kaherë në mendje e në nerva
brejtësi kancer (vi)rus
drapërinjve të tyre u thoshin “sërp”
derra zhgërryes secilës arë kallinjve të pjekur
ararëve sumbullat e djersëve u kristalizoheshin në breshër
gjymtyrët e Trupit po i degdisnin atje ku miza brente hekur
kobra prej kanceri shumësi trajtash në metastazë
klinikat e Evropës nuk e shëruan dot kancerin serb
në raportuar as edhe një herë nuk pushuan
tragjeditë e regjisorëve të teatrit absurd

Mobi Casa

miq
ndjesitë e shekujve na poqën nën saç sikur mish helli

që kur erdhën barbarë me arusha
fitila e zjarrvënie tym e temjan në male e fusha
djajtë e Qytetit të Bardhë shtinë në dorë Kutinë e Pandorës
stivuan stuhi të zeza
helmesh si sarin ose cianid dhe llojesh të tjera për shqip-njomën farë
barbarët serbë kultivuan në kisha e akademi djaj për breza
ligjëratash për rrjepje lëkurësh njerëzore me zhiletë
ngrehnin kështjella të gënjeshtrave prej qelqesh të tejdukshëm
gjithnjë në shpirtra të njomë amalgamë zierjesh e shijesh çorbë kokash
me ikona idhujsh dhe ashtu si iu mor Mramorit Graçanica
i fshinin dhuntitë e etnisë me një “bisht” të zi të ngjitur nga prapanica
i dekoronin xhelatët për foshnjat e shpuara
ngrehur prej djepash në majë bajonetash

a jeni shpirë njerëz të mpirë
si më gatoi gjeni i trungut tim të parë
pas ngjitjes shkallët e zbritjes në duart e atyre
pezull dhe rënie e lirë
plandosje prej lartësie e besimit të sedrës naive
përkatësie sojit që në tryezë të shtron zemër
dhe zemrën për gjysmë ta ndanë
po të mundnim Danubit tia kthenim rrjedhën në burim assesi tia bënim hilen atij rrotullimi një mega vërshim
gjithsesi Drinin do ta përpinte një shqiptar-ngrënës një Vulin
Danubi le të rrjedh rrjedhës së vjetër e t`ia shpie Detit të Zi
çorbën e pistë të shtresuar të Qytetit të Zi
i kamufluar prore si Qytet i Bardhë

miq
nuk i shëron asnjë teori
metastazat e kancerit serb
mynxyrë e katandi në timen brendi
nën temperatura ethesh varg e vi
Trupi i lirisë më prehet me sëpatë në cungun e thatë

Gjilan, nëntor 2022