RCCOLA

“Tangoja e rrezikshme” në Bosnje

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gati 20 vjet pas heshtjes së armëve në Bosnje, një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve myslimanë janë frustruar me shtegun demokratik, nëpër të cilin po ecë vendi i tyre. Dhe ky frustrim po shfrytëzohet nga islamistët. Për dallim nga kroatët dhe serbët në Bosnje, boshnjakët myslimanë nuk marrin ndihma ekonomike, politike apo morale nga shtetet fqinje.

Gati 20 vjet pas heshtjes së armëve në Bosnje, një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve myslimanë janë frustruar me shtegun demokratik, nëpër të cilin po ecë vendi i tyre.

Dhe ky frustrim po shfrytëzohet nga islamistët. Për dallim nga kroatët dhe serbët në Bosnje, boshnjakët myslimanë nuk marrin ndihma ekonomike, politike apo morale nga shtetet fqinje.

Shumë boshnjakë e ndien vetën të vetmuar, në përpjekjet e tyre për të farkëtuar identitetin e tyre dhe institucionet e tyre politike. Dhe gjithnjë e më shpesh po argumentohet se ligji islamik, e jo demokracia, është zgjidhja më e mirë që zëri i Bosnjës të dëgjohet më tepër.

“Për dallim nga sekularizmi dhe demokracia, ne themi se e vërteta e vetme është ligji i Allahut, pra sheriati”, deklaroi Nusret Imamovic, udhëheqës i komunitetit vahabi në Bosnje, para rreth 500 meshkujve të tubuar në qytetin e Tuzlles.

“Dhe ai dëshiron që njerëzit ta pranojnë këtë të vërtetë dhe ti dorëzohen kësaj të vërtete. A ka Allahu të drejtë ta kërkojë këtë? Mirë, ai është pronari i çdo gjëje”, shtoi ai.

Ky tubim, i zhvilluar me moton “Përparësitë e ligjit Islamik dhe dështimi i demokracisë”, është cilësuar si “samit”. Edhe pse nuk u miratua ndonjë deklaratë apo rezolutë, ky tubim ishte një pamje trazuese për disa njerëz në Tuzëll, qytet ky i cili njihet si qytet i moderuar dhe tolerant. Banorët myslimanë krenohen me faktin se Kisha ortodokse serbe në qytet nuk është dëmtuar gjatë luftës.

Por ajo që befason, vetëm 30 persona u tubuan para hotelit ku ishin tubuar vahabitët, për të protestuar kundër këtij takimi.

“Mendimi im është se demokracia ka vdekur në Gjermani në vitet e 30-ta, kur lejuan ekstremistët të marrin pushtetin. Dhe ky është ekstremizëm i pastër. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin apo religjionin”, deklaroi një protestues.

Bosnja është një prej shteteve më të varfra në Evropë. Ky vend ende po përballet me përçarje të thella etnike dhe religjioze, të cilat janë trashëgimi e luftës shkatërrimtare në vitet e 90-ta. Ajo trashëgoi një qeveri të brishtë, shpesh jo-funksionale, si rezultat i marrëveshjes së Deytonit në vitin 1995, me të cilën ju dha fund luftës.

Eco Higjiena

Gjatë tubimit në Tuzëll, Imamovicit në podium ju bashkua Bilal Bosnic, një islamit i pa-kompromis dhe kritik i demokracisë.

“Në demokraci, njeriu ka të drejtë të thotë vetëm ‘po, pajtohem’, të drejtën për të miratuar atë, që paraqitet para teje. Por e dini, njeriu nuk duhet të ulë kokën para askujt, pos para krijuesit, Allahut tonë”, tha Bosnic. Si Imamovic, ashtu edhe Bosnic janë edukuar në Lindjen e Mesme.

Mevlid Jasharevic, i cili po vuan dënimin 18 vjeçar më burg, për shkak të sulmit të armatosur kundër ambasadës amerikane në Sarajevë, në tetor të vitit 2011, disa muaj para sulmit i ka kaluar në komunitetin islamik të Imamovicit në Gornja Maoca, në verilindje të Bosnjës.

Vetëm para disa viteve, ky lloj i radikalizmit ishte një fenomen në margjina, me joshje të vogël për myslimanët në Bosnje. Komuniteti zyrtar islamik kryesohej nga kleriku i moderuar, Mustafa Ceric, deri në momentin e largimit të tij në verën e vitit 20012.

Përderisa largimi i Cericit ka dobësuar autoritetin e komunitetit islamik, disa analistë argumentojnë se mbështetja e nacionalizmit boshnjak nga ana e tij dhe kritikat në adresë të sistemit pas-Deytonit në Bosnje gjithashtu kanë hapur shtegun për përhapjen e qëndrimeve më ekstremiste.

Javën e kaluar, organizata Grupi Ndërkombëtarë i Krizave (ICG), me seli në Bruksel, publikoi një raport të gjatë, në të cilin e cilësoi si “tango të rrezikshëm” islamizmin dhe nacionalizmin në Bosnje. Përderisa në raport u theksua se komuniteti vahabi në Bosnje është i vogël dhe i fragmentarizuar, në të shtohet se ambienti ekzistues në Bosnje mundëson forcimin e tyre.

Sidoqoftë, aktualisht ekspertët janë të përçarë në lidhje me rrezikun që paraqesin islamistët në Bosnje. Sociologu boshnjak, Srdjan Vukadinovic, thotë se vahabizmi është një “lëvizje retrograde”, e cila nuk ka ndonjë rekord historik për të arritura të mira dhe përparimtare. Ai argumenton se boshnjakët tashmë e kanë refuzuar këtë shteg.

Vehid Sehic, nga Forumi i OJQ-ve të Tuzllës, nuk është gjithaq i sigurt, duke thënë se vendi është joshur nga zërat e jo-tolerancës edhe në të kaluarën.

“Në vitet e 90-ta, kur dolën në sipërfaqe idetë që bënin thirrje për jo-tolerancë ndaj të tjerëve, ne thamë, ‘Janë të çmendur, nuk është kjo asgjë’. Megjithatë, shumë shpejtë patëm me qindra mijëra viktima. Prandaj unë nuk jam në mesin e atyre, që i shohin me sy jo-kritik këto porosi, ngase në shoqërinë aktualisht të lëndueshme të Bosnjës, këto porosi janë gjithmonë të rrezikshme”, nënvizoi Sehic. (The Atlantic)