Fundamenti

Surdulli: Me respekt i kujtojmë të gjithë brezat e arsimit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ne me shumë respekt i kujtojmë të gjithë brezat e mësuesve tanë, megjithatë periudha e mbijetesës ,1990-1999, ishte edhe periudha më krenare “roli i juaj ishte heroik”.Kjo mbijetesë e shkollës shqipe ishte mahnitës për popujt tjerë ka thënë Shaip Surdulli.

Për nderë të ditës së mësuesit 7 marsit , Drejtoria e Arsimit na Kamenicë ka organizuar një festim dinjitoz të kësaj dite historike në hotel ”Jehona”. Të ftuar ishin të gjithë punonjësit e arsimit, veteranët, delegatët e kuvendit komunal.

Sindikata e pavarur e punëtorëve të arsimit, i ndau mirënjohje 13 arsimtarëve të pensionuar gjatë vitit shkollor 2012-13. Ndërsa, Drejtoria e Arsimit i ndau mirënjohje për rezultate të arritura në procesin edukativo-arsimor arsimtares së shkollës ”Fan Noli ” Rifadije Gerbeshi.

Në fjalën e rastit Kryetari i komunës, Shaip Surdulli, përkujtoi kronologjinë historike të shkollës shqipe, që nga mësonjëtorja e parë në Korçë(1887), dhe kontributin e patriotëve të njohur për hapjen e saj, si dhe fatin e më pastajmë gjerë më sot.

Uji Dea

Ai tha se fati i shkollës shqipe ishte edhe fati i popullit shqiptar, se çdo periudhë historike i kishte vështirësitë dhe problemet e saja. “Varësisht nga rrethanat historike që gjendej populli jonë në ato rrethana ishte edhe shkolla shqipe. Një shkollim më i përgjithshëm shqiptarëve iu mundësua pas luftës Dytë Botërore, ku edhe në një pjesën e ndarë të trojeve filloi shkollimi në gjuhën amtare. Duhet theksuar faktin se shkolla shqipe dhe mësuesit tanë luajtën rol thelbësor jo vetëm në përhapjen e dijes, por edhe në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare” me themelimin e institucioneve të larta arsimore, studentet bëhen nismëtarë të shumë proceseve për ndryshimin dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve, si demonstratat e vitit 1968, 1981, dhe viteve 99-ta. Periudha e vështirë për arsimin shqip për të ekzistuar u krijua pas viteve 90-ta, kur mori goditje të rënda nga pushteti Millosheviqian, duke i përzënë me forcë nga objektet e tyre nxënësit, studentët, si dhe ndërprerja e financimit të sistemit arsimor.” tha Surdulli.

Ai ndër të tjera tha se falë vetëmohimit të arsimtarëve, nxënësve e popullit, shkolla shqipe mbijetoi edhe në këto rrethana. “Ne me shumë respekt i kujtojmë të gjithë brezat e mësuesve tanë, megjithatë periudha e mbijetesës ,1990-1999, ishte edhe periudha më krenare !roli i juaj ishte heroik!. Kjo mbijetesë e shkollës shqipe ishte mahnitës për popujt tjerë” .

Surdulli, tha se tani jemi të lirë, dhe përmendi kontributin e dy figurave historike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova dhe miqve të Kosovës për të gëzuar këtë liri që e kemi. Duke folur për gjendjen në arsimin e komunës sonë, tha se sot në Kosovë e veçanërisht në komunën tonë problemi i hapësirë shkollore është zgjidhur dhe vazhdimisht kushtet e përgjithshme po përmirësohen. Nevoja e ndërtimit të një objekti shkollor për shkolla të mesme në fshatin Rogaqicë do të zgjidhet. Arsimtarët meritojnë të kenë paga më të larta, si dhe pensionet veteranët e arsimit.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit, Fahrije Kryeziu, u ka uruar të gjithë të pranishmëve 7 Marsin, ditën e mësuesit, duke u dëshiruar suksese më të mëdha në procesin edukativo-arsimor./rajonipress/