Fundamenti

Nagavci: Këshilltarët për karrierë do t’i identifikojnë shkathtësitë e nxënësve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar të mërkurën se kanë publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit profesional.

Siç ka bërë të ditur ajo, në këtë platformë udhëzimi në fjalë do të jetë i hapur deri më 16 qershor 2023.

“Ftoj të gjithë të interesuarit që të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre në këtë link”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

UBT

Ajo tutje ka thënë se këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor, pasi do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësitë e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që “të lundrojnë suksesshëm në botën e punës”.

“Kemi publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit profesional. Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP)”.

“Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave”, ka shkruar tutje ministrja. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.