RCCOLA

Sundimi i ligjit udhëhiqet me duart e krimit

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Ashtu sikurse më herët ishte ideali për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, tani vepër patriotike cilësohet të jetë fuqizimi dhe ngritja e sistemit të drejtësisë të mirëfilltë dhe të pavarur. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit dhe analistët e kësaj fushe ngase, sipas tyre, bashkëpunimi dhe mosndëshkimi i nëntokës kriminale dhe klaneve të korruptuara të instaluara gjithandej nëpër institucione e parti politike i ka bërë qytetarët të pashpresë e paperspektivë për jetë në këtë vend.

POLITIKA KREATORE E SË KEQES NË SISTEMIN E DREJTËSISË

“Kjo klasë politike është kreatore e së keqes dhe s’mund të shkarkohet nga barra e fajit dhe përgjegjësisë për të gjitha dështimet, derisa nëntoka e krimit e ndërlidhur me mafio-politikën e inkriminuar udhëheqin Kosovën dhe bëjnë ligjin dhe qeverisin vendin, me duart e krimit”, është shprehur analisti Naim Kelmendi

Spahiu: Është detyrë patriotike, që të krijojmë një sistem të drejtësisë të mirëfilltë

UBT

Ashtu sikurse më herët ishte ideali për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, tani vepër patriotike cilësohet të jetë fuqizimi dhe ngritja e sistemit të drejtësisë të mirëfilltë dhe të pavarur. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit dhe analistët e kësaj fushe ngase, sipas tyre, bashkëpunimi dhe mosndëshkimi i nëntokës kriminale dhe klaneve të korruptuara të instaluara gjithandej nëpër institucione e parti politike i ka bërë qytetarët të pashpresë e paperspektivë për jetë në këtë vend. Ndaj në këtë drejtim është shtruar edhe çështja se përse po e injorojnë sundimin e ligjit tërë klasa politike në Kosove, qoftë pozitë apo edhe opozitë. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo klasë politike e ka pushtetin në duart e veta dhe atë vetëm për interesa kryekëput të tyre dhe asnjëherë për interes të jetës së qytetarit. Tutje, sipas tij, me bekimin e kësaj klase politike që nga paslufta e deri më sot ka lulëzuar krimi i organizuar, derisa korrupsioni ka marrë përmasa shqetësuese për zhvillimet e shoqërisë, gjersa në anën tjetër nëntoka kriminale gjithashtu, njerëz të inkriminuar në parti e institucione të shtetit ia kanë zgjatur jetën krimit e kriminalitetit. Kelmendi shprehet se kjo nëntokë ka humbur dhe mbytur edhe shpresën qytetarit për një jetesë më të mirë apo për perspektivë të jetës në këtë vend. “Kjo klasë politike është kreatore e së keqes, dhe s’mund të shkarkohet nga barra e fajit dhe përgjegjë- sisë për të gjitha dështimet, derisa nëntoka e krimit e ndërlidhur me mafio- politikën e inkriminuar udhëheqin Kosovën dhe bëjnë ligjin dhe qeverisin vendin me duart e krimit, ndërsa siç u tha më lart qytetarit i është vrarë edhe shpresa për jetën dhe perspektiven jetësore në këtë vend. Pra, kjo është e pafalshme për jetën dhe mirëqenien e qytetarit, i cili në shtetin e vet nuk ka asfarë perspektive dhe as të ardhme”, është shprehur analisti Naim Kelmendi, shkruan gazeta Kosova Sot.

Musa: Drejtësia duhet të shtrohet si çështje imediate në Kuvendin e Kosovës

Avokati Skender Musa thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë me të vërtetë ndodhet në një situatë shumë të rëndë, me vetë faktin, siç tha, që institucionet qeveritare, por edhe partitë politike opozitare asnjëherë nuk e ngritin çështjen e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë të gjithë zyrtarëve që merren me zbatim të ligjit në Kosovë, duke filluar nga bashkësitë lokale, pastaj komunat, Qeveria, institucionet e hetuesisë, prokuroria, gjykata, por edhe aktorët e tjerë të drejtë- sisë, siç janë avokatët, në mënyrë që kësisoj të ngritët niveli i llogaridhënies së aktorëve në fjalë. Përveç kësaj, sipas Musës, institucionet shtetërore, por edhe partitë politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës duhet ta shtrojnë një çështje, që është imediate për zhvillimin e drejtësisë, siç është rritja e numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë, e sidomos numrin e atyre që merren me vepra korruptive. Musta thotë se pa u zhvilluar sistemi i drejtësisë, dhe pa u dënuar ata që kryejnë krime ekonomike të të gjitha niveleve dhe jo vetëm korruptive (për shkak se krimet ekonomike kryhen edhe në nivele të tjera, duke krijuar kështu edhe monopole në tregje të ndryshme të sektorëve ekonomik), nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, ku për rrjedhojë nuk mund të ketë as rritje të numrit të punësuarve”. Ai tutje ka shtuar: “Në këtë drejtim si duket politika është e interesuar që ta mbajë drejtësinë në këtë gjendje, ngase në pamundësi për t’i shqyrtuar të gjitha rastet e shumta që ndodhin në vendin tonë, me theks të veçantë rastet kriminale, atëherë është më lehtë që zyrtarët e korruptuar të shpëtojnë nga institucionet e hetuesisë, por edhe nga drejtësia në tërësi. Në këtë aspekt mendoj se është e rëndësisë së veçantë që të rritet niveli i kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe hetuesve të specializuar në këto fusha, në mënyrë që të ketë kuadro të mjaftueshme për ta luftuar sistemin korruptiv që ekziston në Kosovë, si dhe sistemin e monopoleve në ekonominë dhe në tregtinë e Kosovës, ku përveç kësaj është e nevojshme që të ngritet edhe niveli i performancës së prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka shtuar ai./kosova sot/