Hidromorava

Deputetja britanike: Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer ky është përshkallëzim serioz

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe atëherë ky është një përshkallëzim shumë serioz.

Ajo ka thënë se fuqitë e mëdha kanë qenë shumë kritike për Kosovën, duke e paralajmëruar Kosovën për sanksione.

“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

Fundamenti

“Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, ka shkruar ajo në Twiter.

Tre policisë kosovarë janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. /Gazeta Express