Fundamenti

Jahjaga në SHBA takohet me Escobarin, e falënderon për angazhimin e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-SHBA

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër takimet që ka zhvilluar është edhe me Gabriel Escobarin, emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Fundamenti

Jahjaga ka thënë se e ka falënderuar Escobarin për angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

“Në Departamentin amerikan të Shtetit sot u prita nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar. Me zotin Escobar diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe ndikimin e situatës gjeopolitike në rajon. Zotin Escobar e falenderova për angazhimin e tij në thellimin marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit të saj më të madh”, ka shkruar Jahjaga në Facebook, të hënën. /Gazeta Express