Fundamenti

Ramadan Mehmeti sjell librin e ri “Në horizontin e leximit”, një udhëtim kritik në krijimtarinë e shtatë autorëve shqiptarë

Ramadan Mehmeti sjell librin e ri “Në horizontin e leximit”, një udhëtim kritik në krijimtarinë e shtatë autorëve shqiptarë

Gjilan – Shkrimtari dhe poeti gjilanas, Ramadan Mehmeti, vjen para lexuesve me një botim të ri, të titulluar “Në horizontin e leximit” (Interpretime kritiko-letrare), një vepër që i kushtohet analizës dhe interpretimit të krijimtarisë së shtatë personaliteteve të letërsisë shqipe.

Libri, i botuar nga Shtëpia Botuese “Rozafa”, në Prishtinë, më 2026, përbën një kontribut në fushën e kritikës dhe studimeve letrare, duke sjellë një qasje interpretuese ndaj veprave dhe profileve krijuese të autorëve të përfshirë në të. Vepra ka 250 faqe, ndërsa redaktor është shkrimtari dhe kritiku letrar Prend Buzhala, kurse redaktimin gjuhësor e ka bërë Sulejman Dërmaku.

Në këtë botim janë përfshirë shtatë emra të njohur të letërsisë dhe kulturës shqiptare: Beqir Musliu, Prend Buzhala, Rrahim Sadiku, Sabile Keçmezi-Basha, Sabit Rrustemi, Sulejman Dërmaku dhe bohemi i njohur kosovar Mirko Gashi.

Mobicasa

Përmes interpretimeve kritiko-letrare, Mehmeti ndalet te veçoritë krijuese, dimensionet estetike dhe botëkuptimet letrare të këtyre autorëve, duke ofruar këndvështrime mbi vlerat dhe veçantitë e krijimtarisë së tyre. Përzgjedhja e shtatë autorëve krijon një mozaik të zërave letrarë, ku ndërthuren poetika, proza, mendimi kritik dhe përvoja të ndryshme krijuese.

Ramadan Mehmeti është një nga emrat e njohur të letrave shqipe në Kosovë, me një krijimtari të shtrirë në letërsinë për të rritur dhe atë për fëmijë. Shkrimtari nga Gjilani ka ndërtuar një profil krijues të karakterizuar nga përkushtimi ndaj fjalës, thellësia poetike dhe kërkimi i vazhdueshëm artistik. Krijimtaria e tij është shoqëruar edhe me vëmendjen e kritikës letrare, ndërsa veprimtaria e tij përfshin disa fusha të shkrimit letrar.

Me botimin “Në horizontin e leximit”, Mehmeti zgjeron angazhimin e tij edhe në rrafshin e interpretimit dhe vlerësimit kritik të krijimtarisë së autorëve të tjerë shqiptarë.

Ky botim vjen si një ftesë për lexuesit që të rikthehen te vepra e shkrimtarëve të trajtuar, t’i lexojnë ato përtej përshtypjes së parë dhe të zbulojnë dimensione të reja të vlerave të tyre letrare.

“Në horizontin e leximit” është një botim që i kushton vëmendje jo vetëm autorit dhe veprës së tij, por edhe vetë procesit të leximit, interpretimit dhe dialogut kritik ndërmjet krijuesit, tekstit dhe lexuesit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.