RCCOLA

Specialja të zgjerohet, të gjykojë korrupsionin miliardësh të pasluftës

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Edhe pse pritej të niste punë më herët gjatë këtij viti, Gjykata Speciale u vonua shumë në fillimin e veprimit të saj, pasi shumë akte nënligjore u desh të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kurse në mandatin e kaluar pati një ide- propozim për zgjerimin e kompetencave të fushëveprimit të Gjykatës Special, por që nuk u arrit.

QEVERIA DHE KUVENDI I RI T’I HAPIN RRUGËN NISMËS SË RE LIGJOREDrejtësia kosovare, e kapur nga mafio-oligarkët, e pafuqishme të hetojë rastet e ndjeshme

“E vetmja mundësi dhe shpresë për qytetarët e Kosovës do të ishte zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Speciale apo krijimi i një gjykate të posaçme ndërkombëtare, e cila do të merrej ekskluzivisht me skandalet e përmasave miliardëshe të politikës nga pas lufta e këndej”, potencoi analisti Florim Zeqa

Edhe pse pritej të niste punë më herët gjatë këtij viti, Gjykata Speciale u vonua shumë në fillimin e veprimit të saj, pasi shumë akte nënligjore u desh të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kurse në mandatin e kaluar pati një ide- propozim për zgjerimin e kompetencave të fushëveprimit të Gjykatës Special, por që nuk u arrit.

Ekspertët e fushës së të drejtës dhe analistët politikë mendojnë se do të duhet shfrytëzuar këtë moment të ri, pas zgjedhjeve të 11 qershorit, në mënyrë që Qeveria e re dhe Kuvendi pa ndonjë vonesë të ndërmarrin veprime të reja ligjore, që të zgjerohet sa më parë, pas konstituimit të Kuvendit, mandati i Gjykatës Speciale, që të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha rastet e krimeve të luftës, pa ngjyrime dhe ndarje në baza etnike. Sipas tyre, Gjykata gjithashtu duhet të marrë përsipër edhe aferat e mëdha korruptive dhe krimin e organizuar që kanë kapur shtetin, e të cilat po dështon t’i trajtojë drejtësia kosovare për më shumë se 10 vjet rresht. Analistët thonë se me këtë plotësimndryshim të Ligjit për Specialen do t’i bëhet e qartë edhe bashkësisë ndërkombëtare se drejtësia në Kosovë është akoma shumë e dobët, kurse mafia është aq e fuqishme, saqë nuk ka shans që asnjë zyrtar i nivelit të lartë, qoftë nga politika apo nga mafio-oligarkia, të arrestohet e lëre më të dënohet. Një proces të tillë e sheh me shumë pozitivistet analisti politik Nexhmedin Spahiu. “Po, definitivisht. Zaten, shumica e krimeve të luftës e të pasluftës janë të lidhura me çështje financiare, dhe nëse prokurorët, që do të merren me këtë çështje, nuk do t’i studiojnë fondet e 3 %-shit dhe “Vendlindja thërret” nuk do të mund t’i zbardhin shumicën e rasteve. Nëse do të studiohen këto fonde, atëherë prokurorët do të vijnë në përfundim se ku është burimi i së keqes dhe do të merren me këtë punë”, tha Prof. Spahiu për “Kosova Sot”.

Mobi Casa

Rastet e rënda, një dështim skandaloz

Edhe analisti Florim Zeqa konsideron se menjëherë pas krijimit të institucioneve shtetërore, gjegjësisht Kuvendit dhe Qeverisë, legjislatura e re duhet ta çojë tutje idenë e zgjerimit të kompetencave të Gjykatës Speciale, që të trajtojë edhe aferat e mëdha korruptive dhe krimit të organizuar që kanë kapur shtetin dhe institucionet e saj. “Ngase, për rastet e rënda kriminale dhe korruptive, drejtësia vendore për afro 10 vjet rresht ka dështuar në trajtimin e tyre, respektivisht nuk e ka pasur guximin të merret fare me to. Andaj, me konstituimin e Kuvendit, legjislatura e re e ka për obligim të gjejë mënyra për t’ia bërë të qartë bashkë- sisë ndërkombëtare, se drejtësia në Kosovë është e pafuqishme në raport me mafinë politike-oligarkike, saqë nuk ka prokurorë në Kosovë që guxon të ngrejë padi ndaj asnjë BOSS-i të nivelit të lartë, qoftë nga politika apo mafio-oligarkia, e lërë më të arrestohen apo dënohen nga gjykatat vendore”, është shprehur ai. “Në këtë drejtim, i pafuqishëm u tregua edhe EULEX-i, i cili nuk arriti të përmbushë premtimin e dhënë qytetarëve të Kosovës, për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Andaj, e vetmja mundësi dhe shpresë për qytetarët e Kosovës do të ishte zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Speciale apo krijimi i një gjykate të posaçme ndërkombëtare, e cila do të merrej ekskluzivisht me skandalet e përmasave miliardëshe të politikës nga pas lufta e këndej”, potencoi Zeqa.

Mungon vullneti politik

Prof. i së drejtës Riza Smaka konsideron se nëse Kosova do të kishte pasur zgjedhjeve të jashtëzakonshme të muajit qershor, Kuvend dhe Qeveri serioze, gjithsesi do të duhet të inicionin një nismë të re ligjore për plotësim ndryshim të Ligjit për Specialen. Sipas tij, kjo nismë veç dyshimeve për krimet e luftës të bëra nga shqiptarët, në top-prioritet do të nxirrte edhe trajtimin e pashmangshme dhe me prioritet të krimeve të ushtrisë, policisë dhe strukturave të tjera kriminale serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, e në një bazë tjetër, edhe të merret me të gjithë bosët e krimit ordiner, politik dhe ekonomik të pasluftës që nuk po guxon deri më tani t’i prekë drejtësia e tanishme kosovare. Mirëpo, Smaka dyshon që një nismë e tillë të iniciohet dhe të jetësohet, pasi nuk beson që ka një pjekuri dhe gatishmëri të tillë politike në mesin e këtyre subjekteve që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës.”Fillimisht, ia vlen të theksohet se si ligj që në fillim është miratuar në kundërshtim me Kushtetutën, sepse ai pati dështuar të miratohet në votimin e parë, dhe më pastaj ka qenë veprimi i Qeverisë, i padrejtë dhe kundërkushtetues që të njëjtin e ka rikthyer në Kuvend”, u shpreh ai./kosova sot/