United Hospital

Shala: Kemi çrregullim të tregut në sektorin e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se me ngritjen e çmimeve po goditet konsumatori.

Ai vlerëson për Front Online se sektori i Bujqësisë për shkak të politikave jo adekuate është në gjendje të rëndë.

Ngritja e çmimeve tash e tre vite është dukuri permanente, e cila i ka përcjell sektorët e veçantë në periudhat e caktuara me dinamikë dhe shkallë të lartë të inflacionit. Jashtëzakonisht shqetësuese është kjo ngritje në sektorin e bujqësisë, sepse goditët direkt ekonomia, prodhimi vendor sektori i agrikulturës dhe bujqësisë në përgjithësi i cili ka qenë në gjendje të rëndë për shkak të politikave jo adekuate dhe investimeve”, thotë Shala.

Mobi Casa

Shala ka kërkuar nga Qeveria subvencione në prodhimin vendor tek produktet me ndikim.

Qeveria është dashur të subvencionojë më shumë prodhimin vendor të produkteve të cilat kanë ndikim në këtë sektor, të ketë politika të qarta në gjithë sektorin e bujqësisë dhe në pjesën e import-makinerive që të kenë mbështetje më të madhe të Qeverisë”, vlerëson Shala.

Deputeti Shala deklaron se tregu në sektorin e bujqësisë është i çrregullt.“Qeveria është fokusuar vetëm në grante të caktuara që nuk kanë reflektuar në politikë afatgjate të prodhimit vendor dhe të zhvillimit të përgjithshëm agroindustrial, kemi një çrregullim komplet të tregut në sektorin ebujqësisë”, deklaron deputeti Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.