GRANDEMALL

Kosova përballet me papunësi apo me mungesë të fuqisë punëtore?

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Përpos varfërisë dhe çmimeve të artikujve të domosdoshëm, papunësia është ndër problemet kryesore për të cilin ka ngritur shqetësim UNDP-ja në raportin e saj.

Sipas këtij raporti papunësia është çështje urgjente për 20.2% e të anketuarve shqiptarë dhe 13.8% të serbëve të Kosovës.

Por, në anën tjetër, kohët e fundit në Kosovë problem i theksuar është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Në këtë rrafsh sektori privat është më i prekuri. Kryetari i Sindikatës së këtij sektori, Jusuf Azemi, thotë se pagat e ulëta nuk u japin motiv për të punuar.

“Ne e dijmë që kemi ende një numër të vogël të punëtorëve të cilët janë të pakualifikuar, por megjithatë ti në Kosovë, punëtorë i cili ka një kualifikim sado ma të vogël ai vetëm nëse dëshiron nga vullneti i vet sepse ka vende të lira për çdo ditë, dilni shiqoni konkurset nëpër rrjete sociale, shiqoni nëpër dritare të kompanive të ndryshme, të gastronomisë që për çdo ditë i ki këto kërkesa të pandryshuara…po ja nisim nga gjendja më reale që e kemi këtu, këta punëtor që janë mbi 200, nuk don të punojnë për një pagë 300-370, dhe kur te llogaritsh a ma mirë me nejtë në shpi, nëse vjen nga një komunë tjetër apo të vijnë nga Podujeva apo nga Lipjani që të kryej një pune me shpenzime ku gjysma e pagës i shkon për ushqim e rrugë”, tha ai për rtv21.

Mirëpo, kryetari i Bordit të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Skender Krasniqi konsideron se arsyeja kryesore e problemit të fuqisë punëtore është mungesa e profesionistëve për të plotësuar një vend pune.

ARKATANA

“Arsyeja kryesore për mungesë të personave adekuat për vendin e punës ne të cilin kërkojnë bizneset. Dmth shteti po vazhdon me prodhu, me jepë subvencione, me financu me pare të qytetarëve profesionin që nuk kërkohet në treg e para, e dyta edhe ato që kërkohen në treg po dalin të pakualifikuar me diplomë dhe po janë të pa aftë për vendin e punës që e kërkon biznesi…”. Qoftë në shkollimin e mesem profesional qoftë në të lartë, duhet të ndalpj së prodhuari persona, e drejtime që nuk kërkohen në treg dhe këtë e keni me shumicë…” po vazhdon të ketë profesione që kërkesa në treg nuk ekziston, e dyta përgatitja e atyre profesioneve me nevojat e tregut është në minimum, pra me shkolla profesionale nul po vazhdon sistemi 3 ditë biznes 2 ditë në arsim, në mënyrë që të përgatiten”, tha Krasniqi.

Në kohën kur nga shumë biznese kërkohen punëtore e punëtorë, ndërsa papunësia është në shkallë të lartë, njohësi i ekonomisë Adem Qorrolli, vë në dukje informalitetin në lidhje me fuqinë punëtore.

“Realisht është emergjente dhe alarmante sepse kemi një shkallë të lartë të informalitetit në pjesën e fuqisë punëtore ku bizneset nuk janë duke e bërë të mundur ta shtojnë stimulimin e pjesës së fuqisë punëtore në vend dhe këto të dhana qëndrojnë edhe pse kërkesa për fuqi punëtore profesinale janë të mëdha, por realisht gjendja e fuqisë punëtore në Kosovë është joprofesionale dhe më shumë është një alternativë e dytë. Ato dëgëzimet që e rrisin formalitetin dhe nuk po bëjnë disbalansin mes fuqisë punëtore dhe pjesës kërkuese janë pjesa e ushqimeve tradicionale, dekorimet e ahengjeve, punëtorët në call centër si dhe kurset e ndryshme janë ato që refuzojnë të jenë pjesë e pagesave shtetërore dhe të hyjnë në listën e pagave sepse të ardhurat e tyre janë të vogla”, tha Qorrolli.

Njohës të fushës së ekonomisë gjthashtu e shohin si shqetësuese mungesë e hapave dhe masave nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e ikjes së fuqisë punëtore si dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.