UBT

LDK e gatshme për zgjedhje pas darkës Kurti-Krasniqi, Haziri: Nëse ka vullnet Kurti, shkojmë sonte

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një lidhje direkte në Pressing në T7 tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, pasi para pak minutash kryeministri Kurti kërkoi bashkëpunimin e opozitës për mbajtjen e tyre.

Por Haziri vlerësoi se “kryeministri nuk është gati”.

“Nga sonte nga nesër fillon me u numëru mbrapsht koha për zgjedhje, sa i përket LDK-së gati në çdo kohë, por nuk po besoj që kryeministri është gati. Ka fillu me u akomodu dhe po i intereson më shumë një mandat kalendarik sesa një mandat me agjendë të realizuar”, tha Haziri në Pressing, transmeton Express.

FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Kurti tha se në takim u diskutua për zgjedhjet e reja dhe sipas tij stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

“Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi dhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare dhe sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt kur dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës….Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministrin në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve dhe jam i interesuar ta diskutojë me PDK-në, LDK-në AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. E dim që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta”, tha Kurti para mediave, transmeton Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.