FIDANISHTJA

Miftaraj: Ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion të dorëhiqen ose të shkarkohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj se duke u nisur nga retorika e kaluar Vetëvendosjes, ministrat dhe zyrtarët që janë duke u përballur me hetime penale e që lidhën me korrupsion do të duhej të dorëhiqen ose të shkarkohen.

“Sidoqoftë, duke marrë për bazë retorikën e LVV sa ka qenë në opozitë dhe parimet mbi të cilat ka ardhur në pushtet duke promovuar qeverisje me duar të pastra, atëherë pritjet legjitime janë që ministrat dhe pozitat e larta në qeveri ose institucione tjera ekzekutive që përballen me hetime penale që lidhen me korrupsion të dorëhiqen ose shkarkohen nga këto pozita”, thotë Miftaraj.

Fundamenti

Miftaraj tutje thotë se hetimet që po zhvillohen janë në fazën e hershme dhe nuk mund të konstatojnë në përgjegjësinë penale.”Përderisa hetimet që është i zhvilluar PSRK janë në një fazë të hershme të procedurës penale nuk mund të konstatojmë përgjegjësinë penale të personave në fjalë duke respektuar edhe parimet e drejtësisë penale si është prezumimi i pafajësisë deri në një vendim final të gjykatës” thekson ai, për Front Online.

Ndërkohë, Miftaraj thotë se çdo sjellje ndryshe e lidershipit të VV-së, jashtë pritjeve legjitime ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera.”Çdo sjellje e lidershipit të LVV-së jashtë këtyre pritjeve legjitime të ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera në opozitë duke vazhduar avazin e ofrimit të kulturës së pandëshkueshmerisë për personat që hetohen për afera korruptive” përfundon ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.