ARKATANA

Smirasit votuan për projektin shtigje të ecjes përgjatë lumit “Smira”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje dje në fshatin Smirë të Vitisë, është zhvilluar procesi i votimit të ide-propozimeve të dhënë më parë nga vetë banorët.

Me këtë rast lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, i kanë njoftuar banorët rreth këtij procesi që për herë të parë në këtë komunë po pilotohet në fshatin Smirë dhe atë me 1% të buxhetit të investimeve kapitale apo 35 mijë euro.

FITORJA

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi. Ndonëse për votim ishin 5 propozim ide shumica e banorëve votuan për propozimin “Shtigje të ecjes përgjatë lumit Smira” e cila i morri 26 vota nga 50 votues.

Ndërkaq propozimet tjera u votuan si vijon:
Hapesirë rekreative, sportive, ne fshatin Smire- 22 vota
Rregullimi i shtratit të lumit Smira-3 vota
Adaptimi i hapësirës për atele (pikturë, muzikë, ekspozitë), në shkollën ”Dëshmoret e 5 Prillit’’- 0 vota
Rregullimi i shtegut të çiklizmit Smirë-Viti- 0 vota
Përndryshe buxhetimi me pjesëmarrje si praktikë e re në komunën e Vitisë është në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Kontrata Sociale” nga USAID dhe është përkrahur edhe nga Demorkacia +.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.