Shënohet Dita Botërore e Pastrimit në Komunën e Vitisë
Komuna e Vitisë ka njoftuar se me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, sot në Viti janë zhvilluar disa aktivitete të pastrimit me që rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti dha një mesazh për qytetarët që të rritet përgjegjësia e mbajtjes së një ambienti të pastër e të shëndosh edhe pas këtij aksioni.
Për të shënuar këtë ditë me rëndësi, përveç pastrimit është bërë edhe mbjellja e disa drunjëve dekorativ.
Siç njofton kjo Komunë, ky aktivitet, është mbështetur nga Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sikurse është përkrahur edhe nga drejtoritë komunale, policia, stafi i OSBE-së, KFORI amerikan, kompania e pastrimit Eco-Higjiena, stafi i QKMF-së, zjarrfikësit, shkollat e mesme etj./Rajonipress/