EVSB: Rruga Viti – Pozheran, paraqet pasiguri te të gjithë drejtuesit e automjeteve

Viti – EVSB vlerëson se rruga Viti – Pozheran, paraqet pasiguri te të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët frekuentojnë këtë rrugë, sepse: Përpos mungesës së shenjave rrugore, dhe dëmtimit të tyre, pa sigurinë dhe zvogëlimin e dukshmërisë po e rëndon edhe rritja e barishteve në dy anët e kësaj rruge. Pastaj rruga ka kthesa të shumta të cilat vështirësojnë gjendjen e drejtuesit të automjetit, dhe pa sigurinë e rrisin mungesa e shenjave rrugore që paralajmërojnë kthesat e rrezikshme.
EVSB: edhe pse sot dukej se kishte filluar pjesërisht pastrimi(kositja) e barishteve në njërën anë të rrugës së lartpërmendur, ne shpresojmë se puna për pastrimin e barishteve do të vazhdoj deri në largimin e tërësishëm, në dy anët e kësaj rruge, dhe e rrugëve t’jera që lidhen me qytetin e Vitisë.
EVSB, fton organet përkatëse që të bëjnë pastrimin e barishteve në të gjitha rrugët e fshatrave që lidhen me qytetin e Vitisë, dhe të vendosen të gjitha shenjat e komunikacionit të cilat janë mëse të domosdoshme thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/