Haradinaj: Kosova Fituese 137 – fitore për Vitinë e mbarë vendin!

Viti – Vitia nuk do të mbetet anash, siç e la ky pushtet, por, do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje; lidhje me autostradën e ndërtuar në kohën tonë ka shkruar Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000.
Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim.
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%.
Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset, partnere me shtetin, hisenike në projektet kapitale publike.
Për hapjen e bizneseve të reja, të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.
Do të trefishohen subvencionet për bujqësi.
Me Kosovën përkrah Amerikës dhe aleatëve strategjik, anëtarësimin direkt në NATO, do të hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.
Ja sot ja kurrë –
- Për Kosovën Fituese