Dega e LDK-së në Viti uron kandidaturën për mandatin e katërt të Sokol Halitit

Viti – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti shpreh mbështetjen e saj të fuqishme dhe uron nga zemra kandidimin e z. Sokol Haliti për mandatin e katërt si Kryetar i Komunës së Vitisë.
Puna e palodhshme, përkushtimi ndaj qytetarëve dhe vizioni i qartë për zhvillimin e komunës sonë kanë bërë që z. Haliti të jetë gjithmonë pranë njerëzve dhe të ndërtojë besimin me punë të dëshmuar thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/