RCCOLA

Simpozium shkencor dedikuar rrugëtimeve historike të Luginës së Preshevës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Preshevë – Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me sukses Simpoziumin shkencor :”Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë” më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.

Në këtë Simpozium shkencor, i nisur me Intonimnin e himnit kombëtar u prezantuan mbi 30 referues me kumtesat e tyre, që vetvetiu flet për rëndësinë dhe peshën që i është dhënë në rend të parë Preshevës, Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe pasurimit të njohurive të gjithanshme shkencore e kulturore të trevës së Luginës në përgjithësi gjatë historisë.

Duke pasur parasysh se Simpoziumi ishte planifikuar që të mbahet në dekadën e tretë të muajit nëntor, në prag të aktiviteteve të nduarduarta lidhur me shënimin dhe kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit Kombëtar, që nënkupton edhe angazhimin e shumë pjesëmarrësve- të paraqitur me kumtesa në këtë Simpozium, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKKP, duke shtuar se edhe ky Simpozium realizohet falë donatorëve, Këshillit komunal në Bujanoc me Nagip Arifin në krye dhe Këshillit Kombëtar të Luginës, me në krye Galip Beqirin.

Nderin për ta hapur këtë Simpozium e pati Arsim Ejupi e më pas, në sesionin e paraditës dhe të pasditës u radhitën: Dr. Hatixhe Ahmedi, “ Kazaja e Preshevës në salnamen / revistë vjetore/ të Vilajetit të Kosovës; Veton Zejnullahu: “Lugina e Preshevës 100 vite pas shpalljes së Pavarësisë Shqiptare”; Ilir Zylfiu: “ Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Luginën e Preshevës 1908-1912”; Ardian Emini: “Presheva në Lëvizjet ilegale pas Luftës së Dytë Botërore”; Ragmi Destani: Kontributi i Ulemave në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për në Turqi gjatë periudhës 1912-1960”; Mehmet Latifi: “Kontributi i preshevarëve në zbardhjen e plotë të figurave të pjesëmarrësve në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 1912- Qazim Bej Qemal Vlora (djali i Ismail Qemal bej Vlorës); Ibrahim Kadriu: “Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992”; Sali Saliu: “Lëvizjet nacionale gjatë historisë së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit-mobilizimi i dhunshëm ndër sprovat më të rënda për shqiptarët në komunën e Bujanocit-Tërrnocit më 1949”; Halim Hasani: “Dalja në skenë e UÇPMB-së”; Albin Sadiku: “Të dhëna etnomuzikore për krijimtarinë e fëmijve në Preshevë dhe Bujanoc”; Hysen Kqiku: “Krijimtaria imagjinative në Preshevë e vënë në shërbim të vetëdijes kombëtare”; Xhemaledin Salihu: “Presheva-pjesë e Lëvizjes Shqiptare dhe kujtesës Kombëtare”; Shkodran Ismaili: “ Organizimi politik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në pas’socializmit”; Memli Krasniqi: “Presheva dhe rrethina e saj sipas regjistrimit osman të vitit 1896”; Burbuqe Agushi: “ Arkitektura dhe urbanistika nëpër kohë” dhe Isuf Ahmeti: “Durmish Presheva, pjesëmarrës në Kryengritjen e viteve 1910-1912 për çlirimin e Shqipërisë”. Po ashtu u lexuan edhe disa kumtesa të paraqitura, autorët e të cilave ishin larguar për shkak të obligimeve rreth festave të nëntorit.

Në emër të Redaksisë së INA, Suat Saqipi u shpreh: :Jemi këtu për të mbështetur fuqimisht veprimtarinë dhe aktivitetet e SHPTKKP dhe sidomos Simpoziumin shkencor që zhvilloi punimet, duke ju ofruar hapësirë të mjaftuar për të plasuar materialet dhe kumtesat që u mbajtën në këtë Simpozium. Njëherit urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Nga vetë laramania e temave dhe kumtesave të trajtuara SHTKKP vlerësoi se Simpoziumi kaloi mirë dhe në fund Komisioni i Simpoziumit formuloi edhe konkluzat e përfundimit të Simpoziumit si vijon:

Fundamenti

Simpoziumi shkencor : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë” zhvilloi punimet ne tri seanca, më 23 e 24 nëntor 2012 -Shpallja e Njoftimit-Konkursit me kriteret dhe afatet e njohura në mjetet e informimit zgjoi interesim të madh tek publiku dhe studiuesit preshevarë e më gjerë .

Simpoziumi pati ecurinë e tij normale, me gjithë paralajmërimin e disa studiuesve nga Maqedonia dhe Kosova.

Për Simpozium u paraqitën 31 punime, ndërsa në te u lexuan 24 punime. -Në Simpozium dominuan temat e punimeve nga lëmia e historisë, por pati edhe punime nga lëmi të tjera.

Në Simpozium , shumica e referuesve tejkaloi maksimumin prej 10 minutave në leximin e punimeve, kështu kjo i zgjati shumë seancat e Simpoziumit.

Gjatë leximeve të punimeve pati tentativë që të politizohet Simpoziumi, por nuk u arritë sepse të gjithë pjesëmarrësit të tjerë reaguan dhe dominoi karakteri shkencor i tij. -Në Simpozium pati punime të dobëta, por dominuan punimet me vlera shkencore, të punuara me metodologji shkencore, me argument, fakte dhe të dhëna shkencore.

Punimet e Simpoziumit zgjuan interesim të madh tek preshevarët, pjesëmarrësit dhe studiuesit, pos që nuk qe edhe interesimi i mediumeve lokale për ta përcjellë Simpoziumin./preshevajone/