Eko Higjiena

Libri me aforizma i Halim Hasanit, vjen edhe në gjuhën angleze

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Këto ditë, doli nga shtypi libri me 1500 aforizma, i autorit Halim Hasani, përkthyer në gjuhën angleze nga Avni Islami, i cili u botua në kuadër të shtypshkronjës “Lena Graphic” në Prishtinë.

Autori nga Dobrosini, Komuna e Bujanocit, Halim Hasani, tashmë është i njohur në letrat shqipe, me krijimin e aforizmit, njërit nga zhanret më deficitare të letërsisë shqipe.

Ai, deri më tani, ka botuar, jo më pak se 10 libra me aforizma, të cilat vitin e kaluar i përmblodhi brenda kopertinave të librit me titull: “4000 Aforizma” (Fjalë të urta, konstatime, shprehje frazeologjizma etj.).

FITORJA

Nga kjo vepër janë nxjerr 1500 aforizma dhe janë përkthyer në gjuhën angleze, e që sipas Hysen Këqikut, drejtues i Shtëpisë Botuese “Kurora”, në Gjilan, njëherit edhe redaktor i librave me aforizma të Halim Hasanit “Përkthimi i 1500 krijimeve, që gjuhën shqipe e bëjnë të artë dhe hyjnore, në gjuhën angleze, është një pranim dhe bindje për një punë kolosale të këtij autori. Urime edhe për profesorin e gjuhës angleze Avni Islami, që e përktheu këtë libër në gjuhën angleze, duke e bërë një punë fisnike dhe shumë të vyeshme. Ky libër do të fluturojë gjithkund ku e ka vendin….”.

Kritika letrare krijuesin e aforizmave Halim Hasani, shpesh e ka quajtur legjendë e aforizmit, mjeshtër dhe epitete të tjera meritore, të cilat, ai, i ka gëzuar me një punë të palodhshme disa dekadash, duke nxjerr në dritë librat, jo vetëm me përmbajtje aforistike, por edhe publicistike, e që mbajnë titujt:

Libri i parë i tij mban titullin “Aforizma të kohës”, që e pa dritën e botimit, në vitin 1993, për të vazhduar me librin e dytë “Dobrosini kështjellë e rezistencës kombëtare” ( 2003), më pas me “200 aforizma” (2005), “Në mes historisë dhe legjendës, Dobrosini, skicë monografike” (2006), “Aforizma bashkëkohor” (2008), “Yjet e lirisë” (2010), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër kohë” (2012), “Ylli i vogël” (2012), “1021 aforizma” (20012), “Fjali pa mahi” (2013) dhe “Aforizma 2400” (2016), për të vazhduar me librin e radhës në vazhdim“ 3000 aforizma” (2019) dhe i ky i fundit “4000 Aforizma” (Fjalë të urta, konstatime, shprehje frazeologjizma etj.)(2022). /sevdail hyseni/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.