Fundamenti

Kurti takon Kamberin – iniciativat e shqiptarëve në Luginë po pengohen nga kreu i Parlamentit të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takimin deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ku kanë biseduar lidhur me situatën aktuale politike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryeministri foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë. Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka iniciuar pesë projektligje ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullores së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qendrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Tutje, zyra e kryeministrit bën të ditur se deputeti Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i Parlamentit të Serbisë, duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

Kryeministri e përgëzoi deputetin Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. /Telegrafi/