Eko Higjiena

Shqipëria, shembull i tolerancës fetare

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Përderisa pjesa më e madhe e nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ishin myslimanë sunitë, aktivitetet e sunitëve bektashi dhe atyre të krishterë ishin po aq të rëndësishme. Edhe përfaqësuesit e të krishterëve ortodoksë shqiptarë ishin gjithashtu të përfshirë në ngjarjet në Vlorë në vitin 1912. Shteti i vogël i Shqipërisë nuk arriti të parandaloi Holokaustin në pjesët tjera të Evropës, por shqiptarët arritën ta bëjnë këtë në territoret e tyre.

Para një shekulli, më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptarë shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane. Deklarata e pavarësisë së Shqipërisë dhe adoptimi i flamurit antik shqiptarë u kumtuan në qytetin bregdetar të Vlorës.

U nënshkrua dokumenti i ndarjes nga dominimi turk dhe u ngrit flamuri i kuq me shqiponjën e zezë me dy krena, nën kryesimin e diplomatit osman shqiptarë, Ismail Qemali, pjesëtar i rregullit Bektashi të myslimanëve shiitë. Ai u mbështet nga luftëtari shqiptar nga Kosova dhe myslimani sunit, Isa Boletini, nga intelektuali vizionar i krishterë, Luigj Gurakuqi dhe nga 80 patriotë tjerë.

Shqipëria dhe shqiptarët në të gjitha anët kremtuan gjatë javëve të kaluara shpalljen e shtetësisë. Flamuri shqiptarë valonte nqë të gjitha anët, e më së shumti u vendosën portretet e Ismail Qemalit, pasi që konsiderohet si baba e sovranitetit të vendit.

Përderisa pjesa më e madhe e nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ishin myslimanë sunitë, aktivitetet e sunitëve bektashi dhe atyre të krishterë ishin po aq të rëndësishme. Edhe përfaqësuesit e të krishterëve ortodoksë shqiptarë ishin gjithashtu të përfshirë në ngjarjet në Vlorë në vitin 1912.

Lista e nënshkruesve të Deklaratës së Vlorës për këtë arsye pasqyron identitetet e ndryshme religjioze të pranishme në territoret historikisht shqiptare, përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë perëndimore, pjesët lindore dhe veriore të Malit të Zi, Luginën e Preshevës dhe pjesët veriore të Greqisë. Tradicionalisht, 35 për qind e shqiptarëve janë sunitë, 35 për qind Bektashi, 20 për qind shqiptarë ortodoksë dhe 10 për qind të krishterë.

Komuniteti i hebrenjve shqiptarë, që ka numëruar rreth 700 persona, ka emigruar në pjesën më të madhe në Izrael pas rënies së komunizmit, në vitin 1991, por prania hebrenje ka filluar të ringjallet së fundi dhe një sinagogë e re është hapur në Tiranë. Shqiptarët me të drejtë krenohen për faktin se kanë shpëtuar disa mijëra hebrenj, si banorë lokalë dhe hebrenj, të cilët kishin ikur nga shtetet tjera të Evropës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i mbrojtur ata, pasi që Shqipëria u pushtua nga Gjermania në vitin 1943.

Në Yad Vashem, në qendrën përkujtimore për viktimat e Holokaustit në Izrael, 69 shqiptarë janë përfshirë në mesin e “Të drejtëve të kombeve”. Intervistat e bëra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni sugjerojnë se numri i shpëtimtarëve të hebrenjve është shumë më i lartë nga radhët e klerit sunit, bektashi, të krishterë dhe ortodoks, si dhe nga familjet e thjeshta. Shteti i vogël i Shqipërisë nuk arriti të parandaloi Holokaustin në pjesët tjera të Evropës, por shqiptarët arritën ta bëjnë këtë në territoret e tyre.

RCCOLA

Ismail Qemali qysh në shekullin e 19-të i kishte paraprirë këtij aksioni modest të shqiptarëve. Si zyrtar osman në Rumani, atëbotë nën pushtimin e Perandorisë Osmane, ai veproi për të mbrojtur hebrenjtë nga diskriminimi dhe hapi një strehimore për hebrenjtë e përndjekur në qytetin Braila.

Sot panorama religjioze e shqiptarëve është zgjeruar, pasi që në të janë përfshirë edhe Bahiat, të krishterët evangjelik, Dëshmitarët e Jehovas dhe mormonët.

Harmonia ndërfetare në mesin e shqiptarëve paraqet një shembull unik për pjesën tjetër të botës. Duke folur një gjuhë me origjinë Indo-Evropiane, por e cila nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër, shqiptarët gjithmonë kanë vendosur identitetin e tyre kombëtar para përkatësisë religjioze. Madje edhe si funksionarë në Perandori, ku shqiptarët u bënë Vezirë të Sulltanëve, ata kurrë nuk e harruan prejardhjen e tyre.

100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë më 24 nëntor i parapriu festa e Ashureve, në selinë botërore të Bektashive në Tiranë. Gjatë Ashureve kujtohet vrasja e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, në Qerbela. Bektashitë, me rreth 2 milionë besimtarë në komunitetet shqiptare, janë myslimanët e vetëm autoktonë shiitë në Evropë.

Bektashitë shqiptarë për një kohë të gjatë e kanë krahasuar fatin e kombit të tyre me atë të Imam Huseinit. Edhe ceremonia e Ashureve këtë vit zbuloi natyrën e unitetit ndër-religjioz në mesin e shqiptarëve.

“Kryegjyshi i Bektashive”, Baba Edmond Brahimaj, lexoi tekstin në të cilin ai përmendi emrat e klerikëve të tjerë shiitë, të cilët kanë shërbyer para tij. Në ceremoninë e Ashureve në Tiranë morën pjesë një imam sunit, një prift i krishterë, një klerik shqiptarë ortodoks dhe një ministër protestant, si dhe përfaqësuesit e qeverive dhe diplomatë nga Turqia, Egjipti, Kuvajti, Irani, Polonia, Republika Çeke dhe Brazili.

Shpesh është thënë se shtetet e vogla mund të prodhojnë ide të mëdha. Shqipëria dhe Kosova po vuajnë ekonomisht, ndërsa shqiptarët në shtetet fqinje janë objekt të diskriminimit, por ata e ruajnë dinjitetin e tyre. Për shkak se janë shembull i bashkëpunimit mes ithtarëve të besimeve të ndryshme, ata meritojnë urimet e botës për 100 vjetorin e pavarësisë së tyre. (Huffington Post)