Eko Higjiena

Ramiz Lladrovci rreshtohet fuqishëm pas Enver Hoxhajt: Kosova ka nevojë për përvojën, vizionin dhe kapacitetin e tij shtetformues

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të kompletuara politike dhe diplomatike që ka nxjerrë Kosova në vitet e pasluftës.

Përmes një mesazhi publik, Lladrovci ka bërë thirrje që qytetarët t’i japin mbështetje Hoxhajt në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar lart kontributin e tij në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Mikun tim Enverin, sikur deri më tash, ia ofroj përkrahjen e plotë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ftoj po ashtu qytetarët ta votojnë dhjetëshin e PDK-së. Puna dhe angazhimi i tij si profesor, diplomat, deputet, ministër, zëvendëskryeministër, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së dhe në poste të tjera me rëndësi për shtetin dhe shtetësinë, janë kryer me nder, përgjegjësi dhe kompetencë”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka theksuar se përvoja e gjatë e Hoxhajt në diplomaci dhe njohja e thellë e proceseve ndërkombëtare përbëjnë një aset të rëndësishëm për Kosovën në një periudhë kur vendi përballet me sfida të shumta politike, ekonomike dhe diplomatike.

Sipas Lladrovcit, aftësia e Hoxhajt për të ndërtuar ura komunikimi, për të ofruar zgjidhje konkrete dhe për të mbrojtur interesat shtetërore e bën atë një nga figurat më të përgatitura për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

“Njohja e thellë e diplomacisë, problematikave ndërkombëtare dhe kreativiteti për të ofruar zgjidhje më të mira e më të favorshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, më bën krenar të jem në mbështetje të kandidaturës së Enver Hoxhajt”, ka shtuar ai.

Mbështetja e Lladrovcit vjen në një kohë kur Hoxhaj po zhvillon një nga fushatat më intensive në vend, me takime të shumta në qytete dhe komuna të ndryshme të Kosovës. Përkrahësit e tij vlerësojnë se përvoja akademike, angazhimi diplomatik dhe roli i tij në proceset e rëndësishme shtetformuese e kanë shndërruar Enver Hoxhajn në një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të skenës politike kosovare.

Me zgjedhjet e 7 qershorit në prag, mesazhi i Ramiz Lladrovcit përbën një mbështetje të qartë politike për kandidatin e PDK-së, duke e paraqitur Hoxhajn si një profil me përvojë, kredibilitet dhe vizion për t’u përballur me sfidat e ardhshme të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.